Bistricë, gjendet kufoma e një 30 vjeçari
Ka qenë një mjet tip ekskavatori i firmës austriake që pastron kanalinku kalojnë ujërat e hidrocentralit të Bistricësqë ka ndeshur në trupin e pajetë të njënjeriu të mbytur në lumen e Bistricës. Turpi është gjetur pikërisht, 2 metra larg murit të digës së lumit “Bistrica”, në fshatin Mesopotam të rrethit të Delvinës. Manovratori i mjetit pastrueska lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje, bashkë me ambulancën. Pas konstatimit të vdekjes klinike tëpersonit të paidentifikuar ambulanca e ka transportuar kufomën e pajetë drejt spitalit rajonal në Sarandë .
Nga burime te Komisariatit tëPolicisë Sarandë, mësohet se kufoma i përket, një shtetasi rreth 30-vjeç, me konstruksion normal të trupit, me flokë të zeza e të gjata mbi shpatulla, në mesin e faqes së majtë kanjë nishan me qime. Është i gjatë, 170 cm, i veshur me një këmishë me kuadrate në ngjyrë të bardhë dhe portokalli, me pantallona të shkurtra me gjashtë xhepa. Në dorën e djathtë kishte një zinxhir të trashë dhenë dorën e majtë unazë floriri.
Viktimës i janë gjetur gjithashtu edhe dy telefona celularë. Trupi nuk kishte dëmtime të jashtme të dukshme. Nga ana e policisë, ende nuk mund të përcaktohet nëse ky shtetas, është vrarë, vetëvrarë, apo ka vdekur aksidentalisht gjatë një notimi në ujërat e Bistricës. Janë sekuestruar dy telefonat celularë, ndërkohë që pritet ardhja e mjekut eksperto-ligjor, për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të vdekjes . Po punohet për identifikimin e viktimës.