"Rrezikoj jetën 35 metra nën tokë"
FIER - Ilmi Sulaj, prej 25 vitesh mban familjen e tij, duke hapur puset në Fier dhe rrethinat e saj. Ai është 53 vjeç dhe banon në fshatin Mbyet të Fierit.
Sulaj, tepër i prekur nga tragjedia që ndodhi në Hingë të Beratit, rrëfen se sa i rrezikshëm është ky profesion. "Ka qenë një fatkeqësi. Aksidente të tilla në punë mund edhe të ndodhin, por kujdesi duhet të jetë maksimal. Mendoj se ajo tragjedi ishte e pashmangshme, pasi punëtorët nuk e kanë vënë re kabllon e tensionit që i kalonte mbi kokë", u shpreh ai. Më pas, 53-vjeçari tregon se gjatë 25 viteve të punës së tij, ka rrezikuar disa herë jetën, bashkë me punëtorët e tjerë. Ai punën e tij e realizon në mënyrë edhe më primitive se katër punëtorët që tentuan të hapnin pus në Hingë të Beratit. Ilmi Sulaj punon me kazmë e lopatë. "Të gërmosh një tunel deri në 30-35 metra të thellë, e të mos zërë paniku është e paevitueshme. Është shumë i rrezikshëm asfiksimi apo kur has në ujë, pasi mund të shpërthejë dhe të të zërë brenda. Kam rrezikuar disa herë jetën, por më duhej të mbaja familjen time. Me këtë profesion unë kam një jetë që merrem", tha 53-vjeçari, të cilin puna e ashpër ia ka dyfishuar rrudhat në fytyrë. Ai thotë se paguhet 30 mijë lekë për një pus, hapja e të cilit ndonjëherë mund të zgjasë edhe një muaj. m.r