E Diel, 1 Nëntor 2026

Revolucioni “kulturor” i shkurtit 1967 Shqipëria pa fe

Autori i Lajmit: red.
Më 6 Shkurt 1967, Fjalimi Programatik i Enver Hoxhës, ...përmblidhej në dy fjalë: “TË DJEGIM ME ZJARR!( zakonet prapanike)...”. Kështu do të niste ai që u quajt “Revolucion Kultural”, i cili u parapri nga përgatitja e terrenit rreth 20 vite, duke mashtruar popullin për të dobësuar besimin e tij.
Ky, “Revolucion”, do të realizohej prej organeve terroriste të specializueme të Sigurimit të Shtetit, të drejtuar nga Partia. Një vepër makabre e pashembullt në historinë botnore, pikërisht, në Shqipninë e Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, Mbrojtësit të Krishterimit Evropian. Atdheu i Nanë Terezës, mishnimi i idealëve dhe i virtyteve të Nanës së gjithë Botës, do të shpallej me “Kushtetutën e Republikës Popullore të Shqipërisë – “PA FE”. Në 1967, sipas dekretit nr. 4337, anulohet çdo pjesë e ligjit në lidhje me mardhëniet ndërmjet Shtetit dhe Kishës, tue shvleftësue çdo statut mbi besimet. Partia e Punës së Shqipërisë dhe Qeveria Shqiptare deklaruan me mburrje se SHQIPNIA asht “i pari Shtet me të vërtetë ateist në botë”. Harrohet me dashje se Kushtetuta, si gjithmonë vetëm me fjalë, kishte “garantue lirinë fetare”. Mbas këtij dekreti hapet rruga e pritshme e vitit 1976, për “Kushtetutën e Re” që proklamoi artikujt 37 dhe 55, ku, SHTETI NUK NJEH MË ASNJË FE.
Ajo ndalon haptas çdo veprimtari fetare dhe inkurajon ateizmin si parim marksist-leninist. Artikulli 37: “Shteti nuk njeh asnjë fe dhe inkurajon zhvillimin e propagandës ateiste, për të krijuar ndër njerëzit një botëkuptim shkencor e materialist.”. Artikulli 55: “Ndalohet formimi i çdo organizatë fashiste, antidemokratike, fetare e antisocialiste. Janë të ndaluara veprimtaritë e propaganda fashiste, fetare, luftënxitëse, antisocialiste, si dhe urrejtja ndërmjet njerëzve dhe racave.”.
Do të digjej me zjarr edhe “Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe do të përdhoseshin të drejtat dhe liritë themelore të njeriut se, vetëm kështu, diktatori i përsëriste Evropës se, këtu: “Ligjin e bëjë unë!”.
Metodat e Sigurimit të Shtetit do të ishin të “reja” dhe jo ato të vjetrat. Tashti do të zbatohej eksperienca e marrun nga Kina e Madhe e Mao Ce Dunit. Njerëzit duhet të kuptonin dhe të bindeshin se çdo mospërputhje me idetë e këtij “Revolucioni”, ishte me pranue një torturë të re dhe të vazhdueshme: “Frikë dhe vetëm frikë”, që secili ma parë pranonte me qejf vdekjen se këtë rrugë Kalvari të stërgjatun dhe shpesh,
pafund ... ku, kryqëzimi në fillimin e saj ishte shpëtim i vërtetë, ndërsa pushkatimi në minutat e para të arrestimit ishte si me lindë së dyti sidomos, për ata që i kishin provue me kohë torturat mizore psiqike dhe
fizike në qelitë e Sigurimit të Shtetit komunist shqiptar.
Ky lajm është publikuar: 16/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›