Kundër Maltës, trajneri projekton skema me dy sulmues

Jetmir Halilaj (Panorama Sport)
Ari Han tha pas ndeshjes me Suedinë se mund të ndryshojë skemë kundër Maltës, duke lënë të kuptohet se kuqezinjtë mund të luajnë me dy sulmues në këtë takim dhe t'i rikthehen skemës 4-4-2. Konkurrenca në repartin ofensiv është tejet e madhe, sepse luftojnë për dy vende katër lojtarë. Bogdani, Kapllani, Salihi dhe Berisha janë kandidatët kryesorë për të zënë dy vende në repartin e avancuar. Ari Han nuk ka dhënë detaje për emrat e sulmuesve që do ta nisin si titullarë ndeshjen, por nëse ai do të luajë me dy sulmues, atëherë pritet që në mesfushë të sakrifikohet një mes Skelës, Duros dhe Hykës.
Han ka vërejtje për pjesën e dytë
Përfaqësuesja shqiptare zhvilloi dje në orën 18.00 një seancë stërvitore në stadiumin "Selman Stërmasi". Para se të fillonin ushtrimet, trajneri ka bërë një analizë të shkurtër për ndeshjen kundër Suedisë. Fillimisht ai ka përgëzuar lojtarët për atë cka dhanë në fushë dhe për rezultatin që morën, por u ka bërë atyre edhe vërejtje atyre. "Në pjesën e dytë duhet të kishim luajtur më tepër në sulm. U përqendruat totalisht tek Ibrahimovic dhe nuk po arrinit të dilnit në lojën tuaj. Ndoshta edhe loja nga krahët duhet të kishte qenë më e mirë. Dua që të zbatoni me përpikmëri detyrat që u lë unë", ka thënë tekniku Han.
Curri
Debatik Curri, qendërmbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka munguar në seancën e djeshme stërvitore për shkak se ka pasur dhimbje të forta dhëmbi. Trajneri ka vendosur ta lërë pushim mesfushorin 25-vjecar, i cili është shndërruar në Kombëtare në një qendërmbrojtës dhe deri tani e ka kryer shumë mirë këtë rol.
Bakaj
Elis Bakaj, mesfushori i Kombëtares shqiptare është drejt rikuperimit total dhe mund të jetë në dispozicion të trajnerit Ari Han për ndeshjen kundër Suedisë. Futbollisti i Partizanit ka kryer stërvitje të rregullt dje me pjesën tjetër të grupit dhe burime pranë stafit mjekësor të Kombëtares kanë bërë të ditur se lojtari është drejt rikuperimit.