Rezear Xhaxhiu: “Një largim i dytë nga Kuvendi, kosto e lartë për PS-në”
Autori i Lajmit: S. Topi
Rezear Xhaxhiu, drejtues i emisionit “Zip”
Çfarë fitoi dhe çfarë humbi opozita me kthimin në Kuvend?
Më shumë sesa humbi, Partia Socialiste me vendimin e saj për të hyrë në Kuvend fitoi një "fitore si të Pirros". Pra me një çmim që duket se do ta paguajë pak nga pak në ditët dhe në muajt që do të vijnë. Nëse do ta shikonim me kujdes fjalimin e Ramës përballë grupit të tij parlamentar do të vërenim një lloj konfuzioni në parashtrimin e arsyeve të rikthimit, pra një tip fjalie si "nuk shkojmë për të dalë, po as për të ndenjur pa i hapur kutitë", çka nuk merret vesh se çfarë lloj beteje ka fituar PS pas këtyre 6 muajsh të një bojkoti, së pari, me elektoratin e saj, i cili duket se ka dalë i zhgënjyer nga një veprim i tillë, së dyti, duke krijuar një klimë të dyshimtë dhe konfliktuale brenda vetë oborrit të saj dhe, së treti, duke ngritur disa pikëpyetje në lidhje me të ardhmen e vetë kësaj force. Ajo çka fitoi është fakti se me këtë veprim PS tregoi se është një forcë e përgjegjshme dhe që e transferoi këtë problem nga rruga në Parlament, duke ia lënë tani topin në fushën e lojës Berishës, të cilit me këtë veprim i komplikohen llogaritë politike.
Cili është opinioni juaj për një largim të dytë të PS-së nga salla e Parlamentit?
Mbetet për tu parë. Nëse do të kemi skenarin e rikthimit për betim dhe paraqitje të projektligjit dhe pastaj daljen sërish nga Kuvendi, atëherë kjo do të kishte një kosto më vete dhe do të ishte një veprim politik i cunguar jo i plotë dhe joefektiv. Gjasat flasin të jetë kështu. Nëse ndodh realisht kështu, atëherë PS do të vihet në një pozitë të vështirë përballë elektoratit të saj, por edhe komunitetit ndërkombëtar, i cili nuk i njeh dhe nuk arrin ti kuptojë këto lojëra politike të cic-miceve shqiptare. Në një rast të tillë, PS do të humbte kohë dhe do të shkonte drejt zgjedhjeve të 2011 me një kosto të lartë të paqëndrueshmërisë së saj politike duke zbehur sfidat e saj dhe misionin për të cilin ajo i ka vënë vetes, pra të largimit të Berishës nga skena politike. Nëse do ti shkohet deri në fund këtij skenari atëherë rrezikohet që opozita të mbetet jashtë institucioneve dhe të rrëshqasë drejt një funksionimi opozitar pa logjikë politike.
Beteja për hapjen e kutive a i ka eklipsuar problemet e përditshme të njerëzve, në veçanti ato që lidhen me krizën ekonomike qeverisjen?
Në pamje të parë të duket sikur në këtë vend ka vetëm një shqetësim: hapja ose jo e kutive. Ky është një trishtim dhe një mallkim më vete, sepse përtej këtij togfjalëshi ka një Shqipëri që lëngon që është stopuar në vend që nuk e di se cila do të jetë e nesërmja e gjithsecilit. Shikoni krizën e çmimeve, shikoni më tej borxhin e brendshëm e të jashtëm. Për të mos folur më pas me përmbytjet në Veri e me rrëshqitjet e Shqipërisë në Jug e Lindje të saj. Kush flet për to? Kush flet për korrupsionin galopant, për papunësinë dhe krimin që është në ekspansion? PS të mos kujtojë se e ka bërë detyrën me një dalje të përditshme të disa anonimëve të saj në foltoren e godinës së saj. Problemet janë shumë më të rënda dhe nesër apo një ditë tjetër, kur çatia të fillojë të bjerë do të jetë shumë vonë dhe atëherë nuk do të ketë kush të thërrasë të hapen apo të mbyllen kutitë.
Ky lajm është publikuar: 26/02/2010