E Diel, 1 Nëntor 2026

Të burgosurit e Guantanamos, SHBA falënderon Shqipërinë

Autori i Lajmit: Redaksia

SHBA-të falënderojnë Shqipërinë për pranimin e tre të burgosurve nga Guantanamo. Nëpërmjet një deklarate, zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë Amerikane informuan dje për transferimin e tre të burgosurve në Shqipëri dhe një të burgosuri në Spanjë, në bazë të marrëveshjeve individuale mes qeverive. Në deklaratë zyrtarët e SHBA-së shprehin mirënjohjen Spanjës dhe Shqipërisë për gatishmërinë e tyre për të mbështetur Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përpjekjet për të mbyllur burgun në Gjirin e Guantanamos. Ministria e Brendshme shqiptare informoi dy ditë më parë në Shqipëri kanë mbërritur 3 të burgosur ndërsa nga qeveria spanjolle u konfirmua se kishte mbërritur një i burgosur. Të transferuarit në Shqipëri janë një shtetas tunizian Saleh bin Hadi Asasi, një egjiptian, Sharif Fati Ali al Mishad dhe një tjetër nga Libia, Abdul Rauf Omar Mohammed Abu al Qusin.

Ky lajm është publikuar: 26/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›