Ëndrra komuniste
Autori i Lajmit: Sulejman Mato
“Çka është e shkruara jonë në mos një sërë ëndrrash? Çndryshim ka në mes të kujtuarit të ëndrrave dhe të kujtuarit të së shkruarës?”
Fjalët e shkrimtarit argjentinas Jorge Luis Borhges mu kujtuan në çastin kur ra zilja e celularit dhe nga ana tjetër e tij dëgjova një zë të njohur, të njohur dhe të paharruar, sikur të vinte nga një botë e përtejme. “Hello..!” Ishte zëri i Cen Tabakut, siç e thërrisnin ne, miqtë e tij tridhjetë e pesë vjet më parë, në intervalin kohor midis viteve të tij të burgut dhe viteve pas kapërcimit të kufirit, për të mos e kthyer kurrë kokën prapa .
“Çka është e shkruara në mos një sërë ëndrrash ?..” kjo pyetje më lindi kur u takova mikun tim dhe , më zgjati para romanin e tij :“Endrra Komuniste.”
Pasi mbarova së lexuari romanin e tij tronditës, me shumë jetë nga ajo kohë dhe jeta tjetër që e priti jo pa vështirësi, e para gjë që më shkoi ndërmend, ishte titulli i romanit: “Endrra komuniste”
Të gjithë ne, kishim parë një ëndërr me komunizëm, e cila fillimisht na u duk e bukur, madje tepër e bukur, por që pikërisht kjo ëndërr familjes së Hysen Tabakut i kushtoi jo pak, 109 vjet burg.
Autorin e kam njohur në fund të viteve gjashtëdhjetë, të porsa dalë nga burgu, një djalosh biond, me sy të zgjuar, të kaltër, i përzemërt me shokët, aktiv në jetën e përditshme, i etur për lexime dhe plot ëndrra për jetën, tashmë, pas tridhjetë e pesë vjetëve portreti i tij fshihte në sy shumë mall për miqtë e tij të vjetër. E çka është e kaluara jonë veçse një grusht ëndrrash?
Kjo përvojë jetësore nuk iu tret si brymë, si rrallë kush tjetër që i ka provuar të dy sistemet mbresat e tij autori i hodhi në letër si dëshmi autentike për brezat që vijnë. .
Në dy kapitujt e parë të romanit “Endrra Komuniste” si në një film bardh e zi, na parakalojnë para syve ngjarje të përjetuara, personazhe të njohur dhe të tjerë episodikë, përshkrime ambientesh dhe problematike kohore, por, ajo që lë më shumë gjurmë janë përshkrimet dhe dialogët nga jeta në hetuesi e më pastaj jeta e vështirë e skëterrës komuniste brenda telave me gjemba, e më pasi kapitulli me përshkrime nga jeta e vështirë e një emigranti ,në Amerikë. Të pesë kapitujt e këtij romani voluminoz i lidh jeta e një njeriu dëshmitar, si vet jeta e autorit të këtij romani, i cili shpëtoi gjallë nga ferri komunist për të dëshmuar për “ëndrrën komuniste” e cila u shndërrua në një mashtrim të madh për mijëra e mijëra shqiptarë të cilët patën fatin e keq të mos i arrijnë këto ditë demokracie. Si një vëzhgues i vëmendshëm autori jo vetëm e ka përjetuar këtë jetë në një libër por ai ka aftësinë të bëjë deduksione të rëndësishme midis dy sistemeve. Arben Osmani arrin ti rezistojë me sukses provokimeve të muajve të paraburgimit, e më pas, shtatë viteve të burgut. Vetëm për një ëndërr ai provon punën e rëndë dhe lëtyrën e burgjeve, intrigat dhe pabesitë e provokatorëve sahanlëpirës të sistemit diktatorial. Me një natyralizëm të thellë, përshkruhen n këtë roman personazhe të deformuar nën peshën e dhunës, në luftën për mbijetesë.
Pasi shfletova gjer në fund këtë roman kaq befasues dhe të rëndësishëm mendoj se kjo vepër ka rëndësi të njihet nga të gjithë lexuesit tanë , veçanërisht nga të rinjtë që kërkojnë ta njohin me fakte konkrete emigracionin dhe të kaluarën tonë, për të kuptuar se si, si ka qenë e mundur të mbijetohet në diktaturë.
Familja e Ramazan Tabakut është një familje tipike patriotike, intelektuale, e njohur në të gjithë Durrësin. I ati i autorit ishte një nga deputetët e nderuar të parlamentit të parë të pasçlirimit, i cili bëri 15 vjet burg për idetë e tij përparimtare. Kaluari i familjes Tabaku nuk mbaron me kaq, ajo arrin kulmin me djalin tjetër të tij,Yllin, mandelën shqiptar të gjallë me banim në Gjermani, cili bëri plot 28 vite burg .
Çfarë fitoi kjo familje do të pyesë dikush? Vallë i morën paratë e burgut?Vallë ua kthyen pronat? Vallë ua kthyen shtëpitë dhe ndërtesat ,si dhe 172 dynym tokë pranë plepave në Durrës? A u kompensuan vallë për të gjitha këto prona? Së paku a u bë një ceremoni mirënjohjeje për këto familje dhe veçanërisht një vlerësim për figurën e ish deputetit të Durrësit, Ramazan Tabaku? Ska gjë më fyese se mosmirënjohja për bashkëvuajtësit e vet. Asnjë shtet i kulturuar nuk mund të harrojë martirët ve vet. Një shtet që harron të kaluarën e vet nuk ka të ardhme.
“Scripta manent, verba volant” Hysen Tabaku nuk i ka lënë fjalët të fluturojnë, fjalët e shkruara mbeten një dëshmi për brezat që do të vijnë, por edhe vet për pasuesit e familjes Tabaku, të cilët do të krenohen me njerëzit e gjakut të tyre, për atë qëndrim heroik që mbajtën në dyzetepesë vjet socializëm.
Para fakteve rrëqethëse autori ska si të trillojë, pasi faktet jetësore janë më rrëqethëse se vet fantazia më e ndezur e çdo shkrimtari. Hysen Tabaku është një dëshmitar okular, romani i tij është një homazh për miqtë e tij të burgut, për Apostolin, xha Rizain e Llazon, të cilët nuk i rezistuan dot skëterrës komuniste.
Në roman ka një galeri personazhesh, të gjithë të portretizuar me penel të lehtë, duke filluar nga nëna Nefo e dajë Shefiku, Shpresa e hallë Sania, Muho dhe djali tij Armiri,etj.
Autori e vëzhgon jetën me gjakftohtësinë e një njeriu që i ka hequr në kurriz ngjarjet që përshkruhen, ai përshkruan me të njëjtën gjakftohtësi kriminelin dhe viktimën. Figura të spikatura dhe tepër të dashura janë ajo e kapter Hasanit dhe ajo e përkthyesit Isuf.. Në roman gjen dhe personazhe të rrënuar moralisht si Zaçe Dervishi,Sulo Musai, ish sigurimsin Agim Shkëmbi, të degjeneruarin me pseudonimin Miço Bolbo.. polic Rexhepi, kapiten Vasili, . etj.
Në këtë roman ka vëzhgime të hollësishme rreth asaj çka ndodh përgjithësisht me lirinë.
“Liria e mendimit në burg është më e zhvilluar se në jetën e lirë”- thotë autori përmes gojës së profesorit. Ky profesor i gjuhëve të huaja është vetë intelektuali i njohur nga të gjithë lexuesit, i nderuari Isuf Vrioni. Çfarë humbet proletariati në revolucion?- pyet ai.-Humbet prangat dhe fiton pushtetin. Çfarë humbet një i dënuar në revolucion? Humbet lirinë e mendimit dhe fiton prangat” Mirëpo, liria e mendimin, për të gjithë ata i intelektualë që kishin mbushur burgjet, quhej “agjitacion dhe propagandë “, ky ishte ndryshimi.
Burgu ishte një shkollë vështirësish, por mos të harrojmë , brenda burgjeve gjendej një elitë intelektuale të cilën nuk e gjeje në liri, në këtë vështrim burgjet kanë shërbyer si shkolla të jetës.
Romani ka në qendër një personazh rreth të cilit lëvizin ngjarje të pazakonta, në ritmin e lëvizjes shfaqen personazhe jetësorë, shumica emigrantë shqiptarë, si, miku i tij Jani, i shndërruar në Joni, e shoqja Nora, Asimi, punonjës i CIA-s Tom Malsori, etj.
Më dashuri janë përshkruar personazhet e zëmrës, Xhani, Vera dhe vajza e tyre, Kimi, bashkudhëtarja e jetës së ardhshme .Familja Lulja është dhe në emigracion ruan vlerat dhe vyrtytet e vendit nga është larguar.
Këtë shkrim homazhi për mikun tim Hysen Tabaku i cili kaloi kufirin si refugjat dhe u kthye shkrimtar, dëshiroj ta mbyll me fjalët e fillimit:
” Çka është e kaluara jonë në mos një sërë ëndrrash?Çndryshim ka në mes të kujtuarit të ëndrrave dhe të kujtuarit të së shkuarës?
Ky lajm është publikuar: 26/02/2010