E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti “Chopin 2010”, aktivitetet për pianistin

Autori i Lajmit: Redaksia

Me rastin e shpalljes së vitit “Chopin 2010” ministria e Kulturës në bashkëpunim me ambasadën polake dhe atë franceze në Shqipëri do të organizojnë një aktivitet, në të cilin do të paraqesin gjithë listën e veprimtarive në kuadër të këtij viti. Evenimenti në fjalë do të zhvillohet më 1 mars në mjediset e ministrisë së Kulturës, ndërsa do përshëndetet nga vetë ministri Xhaferaj, si edhe dy ambasadoret e trupave të lartpërmendura në vendin tonë. Por aktiviteti do të shoqërohet edhe nga një koncert i pianistëve të rinj nën drejtimin e Anita Tartarit, duke patur në program shumë vepra të Shopeni. Frédéric Chopin, 1 mars 1810 - 17 tetor 1849, ishte një kompozitor dhe pianist polak virtuoz. Ai ishte një prej mjeshtrave të madh të muzikës romantike. Chopin ka lindur në fshatin e Żelazowa Wola, të Varshavës. Ai u konsiderua si një fëmijë-mrekulli i pianos. Më 2 nëntor 1830, në moshën njëzet vjeçare, ai u largua nga Varshava, me qëllim për të shkuar për në Itali. Në Paris, Chopin bëri një jetë të rehatshme si një kompozitor dhe mësues pianoje, duke dhënë disa shfaqje publike. Edhe pse një patriot i zjarrtë polak, në Francë ai përdori versionet frëngjisht e emrave të tij, dhe synimi i tij ishte të merrte një pasaportë frënge. Edhe pse një romantik fatkeq me gratë polake, në vitet 1837-1847 ai kishte një marrëdhënie të trazuar me romancierin franceze Aurora, e njohur më mirë me pseudonimin e saj, George Sand. Për pjesën më të madhe të jetës së tij Chopin ka vuajtur nga sëmundje të ndryshme. Ai vdiq në Paris në 1849, tridhjetë e nëntë vjeç, nga tuberkulozi pulmonar. Kompozimet e Chopin ishin shkruar kryesisht për piano si instrument solo. Chopin ka shpikur forma të tilla muzikore si balada instrumentale dhe ishte përgjegjës për risitë kryesore në piano si, sonata, vals, prelud e të tjerë. Chopin ka krijuar muzikë për piano, të kombinuar me një sens unik ritmik. Kjo përzierje prodhon një tingull të veçantë e brishtë në melodi dhe harmoni, të cilat janë mbështetur nga teknikat e forta dhe interesante harmonike. Ai gjithashtu ka dhënë forma popullore të valleve, të tilla si Mazurek polak dhe valsin vjenez, me një gamë më të madhe të shprehjes dhe melodisë.

Ky lajm është publikuar: 26/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›