Nostalgjia, kur është me masë na bën mirë
Mund të lulëzojë në një kohë që jemi të lumtur, madje, sipas studimeve, stimulohet pikërisht nga emocione të forta. Është pikërisht nostalgjia që herë pas here na kujton se kemi pasur një të kaluar, prandaj kemi edhe një të tashme dhe mbi të gjitha ajo që kemi jetuar dikur ka pasur një kuptim për ne. Sipas profesor
Konstantin Sedikides, drejtor i Qendrës së Kërkimeve për Identitetin Personal në Mbretërinë e Bashkuar, nuk bëhet fjalë për një dobësi njerëzore, por për një burim që duhet shfrytëzuar mirë. "Njerëzit nostalgjikë në të vërtetë janë më të fortë, sepse janë të aftë të bashkojnë pjesët e së kaluarës dhe të bëjnë një rrugë kompakte në jetë". Me kolegët e departamentit të shkencave psikologjike, shkencëtari anglez analizoi efektet e nostalgjisë mes një grupi njerëzish që dolën vullnetarë për këtë punë. Të gjithë njerëzit reaguan pozitivisht ndaj stimujve dhe pothuajse të gjithë ishin shumë të qetë mendërisht, pavarësisht eksperiencave të trishtuara në të kaluarën. "Nostalgjia ka një efekt terapeutik mbi shëndetin mendor dhe është burim pozitiviteti, mjaft i rëndësishëm për të përballuar fantazmat e së kaluarës dhe për ta jetuar me shumë energji të tashmen", shkruhet në raportin e shkencëtarit anglez. Ndjesia që provohet teksa sheh një foto të vjetër, një perëndim dielli, apo një takim me një ish-shok shkolle, nuk zë më hapësirën e një momenti, por shërben si urë lidhëse mes asaj që kemi qenë dhe asaj që jemi, duke na "dhuruar" njëkohësisht ndjesinë se jeta jonë ka pasur një rrugë të mbushur plot eksperienca dhe emocione, në të mirë dhe në të keq. "Të kujtosh dhe të ndjesh keqardhje të ndihmon në mbajtjen e shëndetshme të shëndetit njerëzor. Në këtë moment aktivizohet një mekanizëm që na ndihmon të kalojmë traumat dhe kujtimet jo të këndshme. Po ashtu aktivizohen shumë pjesë të trurit, por në hipotalamus aktivizohen impulset që japin feedbakun pozitiv", shpjegojnë psikologët. Studime të ngjashme janë zhvilluar edhe në "Sun Yat-Sen University" në Kinë. Ky kërkim tregoi se njerëzit më të vetmuar janë ata që janë më shumë nostalgjikë, por pikërisht një ndjenjë e tillë i lejon ata të luftojnë ndjenjën e izolimit. Megjithatë, jo të gjithë shkencëtarët janë dakord me interpretimin e bërë nga psikologët anglezë. Kështu, sipas shkencëtarëve të "American Academy of Pediatrics", nostalgjia në shtëpi jo vetëm që nuk ka efekt terapeutik, por është një lloj sëmundjeje që nuk shërohet lehtë. Një studim mbi fëmijët dhe adoleshentët ka treguar se besimi i pakët për një të ardhme më të mirë dhe paaftësia për të kontrolluar situatat e papritura mund t‘i bëjnë më të vegjlit të sëmuren prej nostalgjisë, me pasoja shumë të rënda për shëndetin e tyre mendor. Megjithatë, ka mjaft kuptim të flasësh për "fuqi terapeutike" të kësaj ndjesie, por vetëm nëse ata që e provojnë janë njerëz të rritur, ose të aftë t‘u rikthehen kujtimeve të jetës, duke u atribuuar atyre vlerën e duhur. "Ashtu si për çdo gjë është më mirë të mos e ekzagjerosh: një ‘dozë‘ e tepruar e nostalgjisë mund të heqë hapësira të çmuara mendore dhe të përkeqësojë cilësinë e jetës e raporteve sociale, duke u transformuar në patologji. Ka individë që nuk arrijnë ta shijojnë të tashmen dhe jetojnë në të kaluarën vazhdimisht". Fjala nostalgji rrjedh nga greqishtja e vjetër dhe është bashkimi i fjalëve nostos (kthim) dhe algos (dhimbje). Kjo fjalë hyri në fjalorin evropian vetëm në shekullin XVII, falë mjekut zviceran Xhohanes Hofer. Në atë kohë ajo ishte një patologji shumë e përhapur mes bashkëkombësve të tij, që shkonin të shërbenin si trupa ushtarakë: fjala nostalgji ishte shpjegimi i duhur për diagnozën "dhimbje shpirtërore për largimin nga shtëpia", duke qenë që në atë kohë shumë prej ushtarëve vdisnin në luftë dhe nuk ktheheshin më në shtëpi. Që nga ai moment kjo fjalë u bë sinonim i shqetësimeve psikike dhe vetëm falë poezisë së Bodlerit nisi të interpretohet dhe të shihet në një tjetër këndvështrim. Dikur shkrimtari i "princit të vogël", Anton Shën Ekzyberi, shkruante: "Nëse dëshiron të ndërtosh një anije, mos mblidh njerëz për të mbledhur drurin dhe kryer punët, por mësoju atyre nostalgjinë për detin e madh dhe të pafund". Një shtysë emocionale që, ashtu siç konfirmojnë shkencëtarët e sotëm, në "masën" e duhur mund të jetë më efikase se shumë ilaçe të tjera. I njëjti grup shkencëtarësh anglezë, pak kohë më parë publikoi edhe një tjetër studim mbi zilinë, ku, sipas tyre, në doza të vogla i bën mirë karakterit. Kështu, duke pasur zili suksesin dhe kualitetet e të tjerëve, është një motiv i fortë që të shtyn drejt përmirësimit, sepse vetëm kështu arrin të kesh zili një objektiv për të arritur. Në praktikë, kjo ndjenjë "negative" të ndihmon të ngresh në nivele më të larta vetëvlerësimin. Kështu kanë pranuar një pjesë e madhe e të intervistuarve për shumë nga të cilët ka qenë pikërisht ky shkaku për të zgjidhur një situatë të vështirë në punë, ose në raportet familjare, madje edhe duke adaptuar stilin "fitues" të personit të pasur zili, në fund të fundit, objekt i admirimit. Gjithashtu, nga studimi u zbulua se zilia në doza të vogla ndihmon për të mbajtur mendjen e mprehtë dhe të kthjellët. Çuditërisht, studimi tregon se burrat janë më ziliqarë se femrat: 93 për qind të meshkujve dolën se ishin më ziliqarë në krahasim nga 78 për qind e femrave. Por, konkretisht, përse zilia, me pak fjalë një nga shtatë mëkatet më të mëdha, në realitet është konsideruar si një mënyrë terapeutike. Cilat janë shenjat e saj më të zakonshme? Sipas studimit, nëse është në doza të vogla, zilia mund të ketë efekte relativisht pozitive, si në punë ashtu edhe në raportet ndërpersonale. Kështu, 23 për qind pranon se në mënyrë të vazhdueshme i ka nxitur drejt perfeksionimit. Në fund, zilia stimulon autoanalizën, duke zbuluar te vetja defektet të cilat nuk ishin vënë re më parë.
Atëherë nuk na ngelet gjë tjetër veçse të jemi nostalgjikë dhe ziliqarë aq sa duhet.