Letra sekrete e Klosit: Remzi Hoxha ka vdekur
Shtatë ditë para se të linte
detyrën në muajin gusht të
vitit 2002, Fatos Klosi, ishshefi
i SHIK-ut, i ka dërguar një
letër, me mbishkrimin sekret,
Avokatit të Popullit, ku e informonte
për zhdukjen në mënyrë
misterioze të Remzi Hoxhës. Kjo
letër, që mban datën 30 korrik
2002, do të lexohet nga Klosi në
Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku
po zhvillohet procesi gjyqësor
ndaj ish-shikasve që dyshohet
se kanë rrëmbyer tre persona në
vitin 1995. Në një prononcim
për gazetën "Shqip", ish-shefi i
Shërbimit Informativ, i larguar
nga detyra me firmën e Moisiut,
thotë se do t‘i përmbahet letrës,
pasi nuk ka ndonjë gjë tjetër më
shumë për të thënë. "Unë do të
flas për ato që shërbimi që unë
drejtoja dinte për atë punë dhe
kaq. Për fat të mirë, shtatë ditë
para se ta lija detyrën i kam kthyer
një përgjigje Avokatit të Popullit
që kërkonte zyrtarisht çfarë
dinte shërbimi për zhdukjen e
Remzi Hoxhës. E kam të shkruar
të gjithën dhe do t‘i përmbahem
asaj. Është gjithçka që di,
gjithçka që do them në gjykatë",
u shpreh Klosi, duke saktësuar
edhe fletëthirrjen e gjykatës. Sipas
tij, disa javë më parë ka marrë
një fletëthirrje nga një oficer i
policisë gjyqësore. "Kam shkuar
në gjykatë me idenë se gjyqi ishte
në orën 11:00. Shkova 15
minuta më parë. Pyeta në sekretari
dhe më thanë se gjyqi ka
mbaruar që në orën 09:00. Pastaj
ika dhe nuk e vrava më mendjen.
Ky ka qenë i vetmi lajmërim
që më ka bërë gjykata dhe ky ka
qenë një gabim i imi. Nuk kam
marrë tjetër lajmërim", deklaron
ish-shefi i SHIK-ut pas vitit
1998, duke saktësuar se nuk është
i vërtetë pretendimi i gjykatës
që thotë se Fatos Klosi është thirrur
tri herë.
Letra sekrete e Klosit
për Avokatin e Popullit
(31.07.2002)
...Në përgjigje të shkresës suaj
nr.K2 545-4 datë 30.7.2002, për sa
kërkoni mbi të pandehurin mbi
lëndë ju vëmë në dijeni:
Më datë 21.10.1995, rreth orës
13:30 minuta, një grup personash
civilë kanë marrë forcërisht
me vete të quajturin Remzi Hoxha.
Rrëmbimi është bërë në sy të
punëtorëve të "Albatros", firmë që
prodhonte konstruksione duralumini,
ku i përmenduri ishte
president. Që nga ajo kohë e deri
më sot, familjarët dhe të afërmit
të viktimës i kanë kërkuar organizmave
dhe personaliteteve të
ndryshme të shtetit shqiptar të
dhëna për fatin e tij. Nga verifikimet
e bëra rezulton se një ndër
automjetet që është përdorur në
këtë ngjarje, me targë TR 2449C,
i takonte SHIK-ut dhe kjo makinë
është tërhequr nga shefi i prapavijës
së SHIK-ut të Tiranës,
N.D. për nevoja operative më
datë 20 mars 1995. Më pas i është
dorëzuar ish-drejtorit të SHIK në
Tiranë, M.H. Nga të dhënat operative
konfirmohet fakti se në këtë
operacion ka marrë pjesë edhe
ish-shefi i bazës nr.10 të vëzhgimit,
Avni Koldashi, i cili më pas e
ka dorëzuar te një grup oficerësh
operativë, ku ndër më kryesorët
kanë qenë Ilir Kumbaro dhe Arben
Sefgjini, përkatësisht kryetar
dege dhe zv/drejtor në drejtorinë
e SHIK-ut në Tiranë. Viktima rezulton
të jetë çuar në një bazë
sekrete në Vain të Lezhës, ku është
trajtuar barbarisht dhe nga
torturat ka vdekur. Me gjithë
kërkimet intensive dhe të shtrira
në kohë, nuk është bërë e mundur
gjetja e vendit ku është varrosur.
Nga organet e ndryshme të shtetit
të asaj kohe për këtë ngjarje është
mbajtur heshtje e plotë, me gjithë
interesimet e vazhdueshme të
familjarëve të viktimës. Veçojmë
këtu shkresën nr.3755, më datë
9.05.1996, ku Bashkim Gazidede
i kthen përgjigje Prokurorisë së
Përgjithshme se targa e mësipërme
nuk është marrë dhe nuk
është përdorur nga SHIK. Po ashtu,
vërejmë se rrëmbimi i Remzi
Hoxhës është bërë njëherësh me
rrëmbimet e dy personave të tjerë,
të cilët janë:
Armando Lozhaj, rreth 30 vjeç,
sipas një burimi nga Deçani i
Kosovës e me profesion telekronist.
Për këtë person nuk dihet
nëse është gjallë apo jo, pretendohet
nga një ish-oficer i SHIKut
të asaj kohe se është "zbërthyer"
si agjent i shërbimeve sekrete
jugosllave dhe më pas është dërguar
me detyra në Maqedoni.
Ziso Kristopulli, rreth 50 vjeç,
lindur dhe banues në Rrethin e
Sarandës, me profesion
zooteknik, në kohën e ngjarjes
ish-kryetar i PS-së në zonën e
Ksamilit, aktualisht drejtor i
peshkimit në atë rreth. Theksojmë
nga verifikimet e kryera se
për asnjë nga personat e mësipërm,
nuk ka pasur materiale
të regjistruara në kartotekën apo
arkivin e këtij institucioni.
Fillesa e kësaj historie ka
shumë gjasa të jetë te deponimet
e të "zbërthyerit" si agjent i shërbimit
serb, Armando Loshaj, deponime
të cilat nuk kanë qenë të
administruara zyrtarisht në këtë
organ. Shpjegimet e Armandos
na janë dorëzuar në formën e një
kujtese të shtypur nga një ish-inspektori
i SHIK-ut, Anibal Basha,
i cili kur u thirr nga ana jonë më
datën 12.3.98 nuk pranoi t‘i firmoste,
madje u shpreh se "po të
thirrej në organet e drejtësisë, do
të mohonte gjithçka". Mbi thelbin
e këtyre deponimeve të Armando
Loshajt jep shpjegim Ziso Kristopulli,
të cilin oficerët e SHIK-ut
e kanë pyetur veç të tjerash për
këto çështje kryesore: "Çfarë
udhëzimesh merrje kryesisht nga
Ruçi, Meta, Angjeli, Dokle e Agolli,
të cilët janë kryetarët e grupeve
të agjenturës serbe në Sarandë,
Vlorë, Shkodër, Durrës e Elbasan...
kë keni kryetar... sa armë
e dinamit do të sillni nga Serbia
në Shkodër.... ku janë depot në
këtë qytet... çfarë strategjie keni
për fushatën e zgjedhjeve, po
humbët... cilët udhëheqës të partisë
keni në lista për vrasje.... Po
Remziu çfarë detyrash ka... ku e
sa herë jeni takuar me të... paratë
kush ua sillte.... si e keni organizuar
atentatin kundër
Musarajt...etj.".
Si përfundim, në rrëmbimin
dhe trajtimin e Remzi Hoxhës,
pak a shumë konfirmohet të kenë
marrë pjesë: Avni Koldashi, liruar
nga SHIK me kërkesën e vet në
vitin 1998, aktualisht me banim
në Tiranë. Ilir Kumbaro, liruar
nga SHIK në vitin 1996, me
banim në Londër (Angli). Budion
Meçe, i liruar në shtator të vitit
1997, me banim në Tiranë. Arben
Sefgjini, i liruar në vitin 1997, me
banim në Tiranë. Bexhet Muhellari,
ish-inspektor i zonës ku banonte
Remziu (pjesëmarrja e tij
në rrëmbim del vetëm nga një
burim). Roland Dedej, ish-shofer
i Ilir Kumbaros, rezulton të ketë
marrë pjesë në veprimet ndaj tre
personave të rrëmbyer. Po ashtu,
dyshohet të kenë marrë pjesë
Xh.Xh si dhe të ketë dijeni ishshefi
i kundërzbulimit Flamur
Gjymyshka (kunat i Bashkim
Gazidedes). Theksojmë se për këtë
çështje është bashkëpunuar rregullisht
me Drejtorinë e Hetimeve
në Prokurorinë e Përgjithshme, e
cila posedon përgjithësisht të
gjitha materialet që disponohen
nga ky shërbim.
detyrën në muajin gusht të
vitit 2002, Fatos Klosi, ishshefi
i SHIK-ut, i ka dërguar një
letër, me mbishkrimin sekret,
Avokatit të Popullit, ku e informonte
për zhdukjen në mënyrë
misterioze të Remzi Hoxhës. Kjo
letër, që mban datën 30 korrik
2002, do të lexohet nga Klosi në
Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku
po zhvillohet procesi gjyqësor
ndaj ish-shikasve që dyshohet
se kanë rrëmbyer tre persona në
vitin 1995. Në një prononcim
për gazetën "Shqip", ish-shefi i
Shërbimit Informativ, i larguar
nga detyra me firmën e Moisiut,
thotë se do t‘i përmbahet letrës,
pasi nuk ka ndonjë gjë tjetër më
shumë për të thënë. "Unë do të
flas për ato që shërbimi që unë
drejtoja dinte për atë punë dhe
kaq. Për fat të mirë, shtatë ditë
para se ta lija detyrën i kam kthyer
një përgjigje Avokatit të Popullit
që kërkonte zyrtarisht çfarë
dinte shërbimi për zhdukjen e
Remzi Hoxhës. E kam të shkruar
të gjithën dhe do t‘i përmbahem
asaj. Është gjithçka që di,
gjithçka që do them në gjykatë",
u shpreh Klosi, duke saktësuar
edhe fletëthirrjen e gjykatës. Sipas
tij, disa javë më parë ka marrë
një fletëthirrje nga një oficer i
policisë gjyqësore. "Kam shkuar
në gjykatë me idenë se gjyqi ishte
në orën 11:00. Shkova 15
minuta më parë. Pyeta në sekretari
dhe më thanë se gjyqi ka
mbaruar që në orën 09:00. Pastaj
ika dhe nuk e vrava më mendjen.
Ky ka qenë i vetmi lajmërim
që më ka bërë gjykata dhe ky ka
qenë një gabim i imi. Nuk kam
marrë tjetër lajmërim", deklaron
ish-shefi i SHIK-ut pas vitit
1998, duke saktësuar se nuk është
i vërtetë pretendimi i gjykatës
që thotë se Fatos Klosi është thirrur
tri herë.
Letra sekrete e Klosit
për Avokatin e Popullit
(31.07.2002)
...Në përgjigje të shkresës suaj
nr.K2 545-4 datë 30.7.2002, për sa
kërkoni mbi të pandehurin mbi
lëndë ju vëmë në dijeni:
Më datë 21.10.1995, rreth orës
13:30 minuta, një grup personash
civilë kanë marrë forcërisht
me vete të quajturin Remzi Hoxha.
Rrëmbimi është bërë në sy të
punëtorëve të "Albatros", firmë që
prodhonte konstruksione duralumini,
ku i përmenduri ishte
president. Që nga ajo kohë e deri
më sot, familjarët dhe të afërmit
të viktimës i kanë kërkuar organizmave
dhe personaliteteve të
ndryshme të shtetit shqiptar të
dhëna për fatin e tij. Nga verifikimet
e bëra rezulton se një ndër
automjetet që është përdorur në
këtë ngjarje, me targë TR 2449C,
i takonte SHIK-ut dhe kjo makinë
është tërhequr nga shefi i prapavijës
së SHIK-ut të Tiranës,
N.D. për nevoja operative më
datë 20 mars 1995. Më pas i është
dorëzuar ish-drejtorit të SHIK në
Tiranë, M.H. Nga të dhënat operative
konfirmohet fakti se në këtë
operacion ka marrë pjesë edhe
ish-shefi i bazës nr.10 të vëzhgimit,
Avni Koldashi, i cili më pas e
ka dorëzuar te një grup oficerësh
operativë, ku ndër më kryesorët
kanë qenë Ilir Kumbaro dhe Arben
Sefgjini, përkatësisht kryetar
dege dhe zv/drejtor në drejtorinë
e SHIK-ut në Tiranë. Viktima rezulton
të jetë çuar në një bazë
sekrete në Vain të Lezhës, ku është
trajtuar barbarisht dhe nga
torturat ka vdekur. Me gjithë
kërkimet intensive dhe të shtrira
në kohë, nuk është bërë e mundur
gjetja e vendit ku është varrosur.
Nga organet e ndryshme të shtetit
të asaj kohe për këtë ngjarje është
mbajtur heshtje e plotë, me gjithë
interesimet e vazhdueshme të
familjarëve të viktimës. Veçojmë
këtu shkresën nr.3755, më datë
9.05.1996, ku Bashkim Gazidede
i kthen përgjigje Prokurorisë së
Përgjithshme se targa e mësipërme
nuk është marrë dhe nuk
është përdorur nga SHIK. Po ashtu,
vërejmë se rrëmbimi i Remzi
Hoxhës është bërë njëherësh me
rrëmbimet e dy personave të tjerë,
të cilët janë:
Armando Lozhaj, rreth 30 vjeç,
sipas një burimi nga Deçani i
Kosovës e me profesion telekronist.
Për këtë person nuk dihet
nëse është gjallë apo jo, pretendohet
nga një ish-oficer i SHIKut
të asaj kohe se është "zbërthyer"
si agjent i shërbimeve sekrete
jugosllave dhe më pas është dërguar
me detyra në Maqedoni.
Ziso Kristopulli, rreth 50 vjeç,
lindur dhe banues në Rrethin e
Sarandës, me profesion
zooteknik, në kohën e ngjarjes
ish-kryetar i PS-së në zonën e
Ksamilit, aktualisht drejtor i
peshkimit në atë rreth. Theksojmë
nga verifikimet e kryera se
për asnjë nga personat e mësipërm,
nuk ka pasur materiale
të regjistruara në kartotekën apo
arkivin e këtij institucioni.
Fillesa e kësaj historie ka
shumë gjasa të jetë te deponimet
e të "zbërthyerit" si agjent i shërbimit
serb, Armando Loshaj, deponime
të cilat nuk kanë qenë të
administruara zyrtarisht në këtë
organ. Shpjegimet e Armandos
na janë dorëzuar në formën e një
kujtese të shtypur nga një ish-inspektori
i SHIK-ut, Anibal Basha,
i cili kur u thirr nga ana jonë më
datën 12.3.98 nuk pranoi t‘i firmoste,
madje u shpreh se "po të
thirrej në organet e drejtësisë, do
të mohonte gjithçka". Mbi thelbin
e këtyre deponimeve të Armando
Loshajt jep shpjegim Ziso Kristopulli,
të cilin oficerët e SHIK-ut
e kanë pyetur veç të tjerash për
këto çështje kryesore: "Çfarë
udhëzimesh merrje kryesisht nga
Ruçi, Meta, Angjeli, Dokle e Agolli,
të cilët janë kryetarët e grupeve
të agjenturës serbe në Sarandë,
Vlorë, Shkodër, Durrës e Elbasan...
kë keni kryetar... sa armë
e dinamit do të sillni nga Serbia
në Shkodër.... ku janë depot në
këtë qytet... çfarë strategjie keni
për fushatën e zgjedhjeve, po
humbët... cilët udhëheqës të partisë
keni në lista për vrasje.... Po
Remziu çfarë detyrash ka... ku e
sa herë jeni takuar me të... paratë
kush ua sillte.... si e keni organizuar
atentatin kundër
Musarajt...etj.".
Si përfundim, në rrëmbimin
dhe trajtimin e Remzi Hoxhës,
pak a shumë konfirmohet të kenë
marrë pjesë: Avni Koldashi, liruar
nga SHIK me kërkesën e vet në
vitin 1998, aktualisht me banim
në Tiranë. Ilir Kumbaro, liruar
nga SHIK në vitin 1996, me
banim në Londër (Angli). Budion
Meçe, i liruar në shtator të vitit
1997, me banim në Tiranë. Arben
Sefgjini, i liruar në vitin 1997, me
banim në Tiranë. Bexhet Muhellari,
ish-inspektor i zonës ku banonte
Remziu (pjesëmarrja e tij
në rrëmbim del vetëm nga një
burim). Roland Dedej, ish-shofer
i Ilir Kumbaros, rezulton të ketë
marrë pjesë në veprimet ndaj tre
personave të rrëmbyer. Po ashtu,
dyshohet të kenë marrë pjesë
Xh.Xh si dhe të ketë dijeni ishshefi
i kundërzbulimit Flamur
Gjymyshka (kunat i Bashkim
Gazidedes). Theksojmë se për këtë
çështje është bashkëpunuar rregullisht
me Drejtorinë e Hetimeve
në Prokurorinë e Përgjithshme, e
cila posedon përgjithësisht të
gjitha materialet që disponohen
nga ky shërbim.