E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëdorëzohet Gani Kapiti, vrau 39-vjeçarin

22/05/2009  Konflikti për pronën në bregdet

DURRES- Në orët e mesnatës është vetëdorëzuar pronari i lokal “Drenica” Gani Kapiti, i cili akuzohet se në mesditën e datës 19 prill 2009 qëlloi me armë gjahu dhe vrau shtetasin Agron Bodelli, 39 vjeç, i lindur dhe banues në Shijak. Konflikti mes pronarit të bar-bufe “Drenica” dhe shtetasit Bodelli, i cili po ndërtonte një pallat shumëkatësh ngjitur me lokalin e shtetasit Gani Kapiti ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Sipas policisë, Kapiti e ka qëlluar me çifte 39-vjeçarin Bodelli, i cili pasi ka marrë disa plumba në kokë ka vdekur në spitalin e Durrësit. Shtetasi Kapiti është akuzuar për “vrasje me dashje”, ndërkohë që rreth orës 24 të një nate më parë ai ka shkuar vet në derën e Drejtorisë së Policisë së qarkut të Durrësit. Efektivat e policisë kishin bërë disa prita dhe kontrolle, por pa mundur ta arrestonin, ndërsa Kapiti i cili pas krimit pati deklaruar se do të vetëdorëzohej ka shkuar me këmbët e tij drejt policisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›