E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezultatet antikrim dhe antikorrupsion faktor kyc ne liberalizimin e vizave

01-10-2010 / Gazeta 55

Ministri i brendshem Lulzim Basha

Ministri i Brendshem Lulzim Basha vlereson punen e strukturave te Policise ne evitimin dhe goditjen e aseteve kriminale ndersa kujton se heqja e vizave kerkon pergjegjshmeri me te madhe si dhe profesionalizem.
Gjate takimit te peste te bordit te paleve te interesuara te PAMECA3 ministri i Brendshem duke permendur ndjekjen me sukses te 8 rasteve deri me tani si dhe te shume rasteve te tjera te cilat pritet te perfundojne me sukses para gjykatave ne muajt qe vijojne u shpreh se goditja e aseteve te krimit eshte per Ministrine e Brendshme dhe per qeverine shqiptare prioritet kryesor ne luften kunder krimit te organizuar.
Ministri i Brendshem Lulzim Basha shprehu ne fjalen e tij edhe angazhimin per te vijuar punen me te njejtin perkushtim e profesionalizem edhe pas konkretizimit te levizjes se lire ne zonen Schengen.
Ne analize te veprimtarise gjashtemujore qe prej takimit te meparshem te bordit te PAMECA 3 ministri Basha vleresoi se jane arritur objektiva te rendesishem dhe eshte bere progres i dukshem ne plotesimin dhe konsolidimin e standardeve te BE ne punen e strukturave te Policise se Shtetit.
Ministri Basha theksoi se ristrukturimi i Departamentit te Luftes Kunder Krimit te organizuar ka reflektuar prioritetin kryesor qe kjo lufte perben per qeverine dhe nga ana tjeter bashkepunimi i kesaj strukture me strukturat homologe te vendeve partnere ka rezultuar i suksesshem ku rasti me i fresket ishte arrestimi ne Vlore i nje eksponenti te organizates kriminale italiane Sacra Corona Unita.
Nje vleresim te posacem ministri Basha shprehu edhe per luften per parandalimin dhe goditjen e kultivimit te bimeve narkotike fale se ciles kete vit rezulton nje renie 70-80 e kultivimit te kanabis sativa cka perben nje rekord historik ne drejtim te realizimit te objektivit per ta hequr Shqiperine nga harta e kultivimit te kesaj bime.
Ne takimin e peste te bordit te paleve te interesuara te PAMECA 3 u diskutua gjeresisht mbi problemet e rendit e te sigurise implementimin me sukses te struktures se qarkullimit rrugor rritjen e efektivitetit te patrulles se pergjithshme perdorimin efikas te sistemit MEMEX per te goditur krimin e organizuar dhe po keshtu per vijueshmerine e trajnimeve per rritjen e metejshme profesionale te punonjesve te Policise se Shtetit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›