E Diel, 1 Nëntor 2026

Gati heqja e imunitetit dhe kallezimi ne Prokurori per njeriun e Edvinit Ilir Beqja

01-10-2010 / Gazeta 55

Deputeti biznesmen i PS-se perfitoi 242 milione leke nga Bashkia e Durresit pasi kishte marre mandatin e deputetit duke konkurruar me firmen e tij pa nderruar as administratorin funksion te cilin e kryente vete

Ilir Beqja deputeti i PS-se pritet te perballet me akuzat ne Prokurori per shkelje te Kushtetutes. Sipas Deputetit te PD-se Sokol Olldashi ministri i Puneve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit mesohet se Ilir Beqja ka shkelur nenin 71 te Kushtetutes sipas et cilit deputetet nuk mund te ushtrojne njekohesisht asnje detyre tjeter shteterore pervec asaj te anetarit te Keshillit te Ministrave. Rastet e tjera te papajtueshmerise caktohen me ligj.
Duke shpjeguar shkeljen e deputetit te PS-se Ilir Beqja ndaj te cilit pritet te kerkohet heqja e imunitetit dhe ti kerkohet prokurorise hetimi ndaj tij deputeti i PD-se ministri Sokol Olldashi beri te ditur se Ilir Beqja i cili ne Qendren Kombetare te Regjistrimit figuron edhe si ortak me 51 per qind te Intech - sh. p. k. ka marre pjese ne nje tender tip procedure e hapur e organizuar nga Bashkia e Durresit ku edhe eshte shpallur fitues. Tenderi i fituar kishte nje vlere prej 24 240 000 leke te reja dhe kontrata e tij eshte lidhur ne kohen qe Ilir Beqja ishte deputet saktesisht ne daten 9 dhjetor 2009. gazeta po publikon edhe faksimilen e dokumentacionit qe ka qene dje online ne faqen e QKR-se

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›