Rezultatet e CENSUS- it: Popullsia është zvogëluar me 7.7%
Tiranë INSTAT ka publikuar sot rezultatet e përfundimit të CENSUS- it, sipas të dhënave popullsia në 10 vitet e fundit është zvogëluar me 7.7%.
Gjatë një conference për shtyp drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja, ka deklaruar se popullsia e vitit 2011 është 2 831 741 banorë, ndërsa para 10 vitesh popullsia ka qenë 3 069 275 banorë.
Sipas saj ka pasur dhe persona që nuk kanë dashur ti përgjigjen CENSUS it dhe numri i tyre është 29 355 banorë.
Gjithashtu Nurja ka deklaruar se për herë të parë popullsia rezulton të jetë më e madhe në zonat urbane se në ato rurale.
Ajo deklaroi se këto janë rezultate paraprake, dhe ndërkohë po vazhdon një analizë më e detajuar e të dhënave.
Të dhënat e CENSUS – it
740 256 njësitë ekonomike
53.75% e popullsisë në qytet
46.3% e popullsisë në fshat
1 075 881 familje
Regjistrimi i popullsisë filloi më 1 tetor të këtij viti dhe pritej të mbaronte më 21 tetor, por deri në këtë datë nuk mundi të përfundojë i gjithë procesi dhe ai përfundoi një javë më vonë. U trajnuan 15.000 regjistrues nga Instituti i Statistikave për të kryer regjistrimin.
Në pyetësor u përfshi deklarimi i të gjitha të dhënave, ndërsa besimi fetar dhe kombësia u lanë në dëshirë të individit.
Shkrime të tjera me interes:
- Shkup- Studimi: Rritet popullsia shqiptare, ulet ajo maqedonase Maqedoni- Popullsia shqiptare në Maqedoni po rritet, ndërsa ajo maqedonase...
- INSTAT: Censusi s’ka përfunduar akoma Tiranë- Ines Nurja, drejtoresha e INSTAT deklaroi në një konferencë...
- Pakicat greke në CENSUS- Athina zyrtare, dyshime mbi rezultatët Greqi- Madhësia e grupëve të pakica kombëtare dhe zonat ku...