E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezultatet paraprake - në epërsi të lehtë PDK e kryeministrit Thaçi

Zgjedhjet në Kosovë, LDK fiton bindshëm në Prishtinë


Në bazë të rezultateve paraprake Lidhja Demokratike e Kosovës e drejtuar nga Presidenti Fatmir Sejdiu, ka fituar bindshëm në Komunën e Prishtinës ndërsa është në balotazh me PDK në disa komuna të tjera. Përsa i takon rezultatit të përgjithshëm, deri më tani, Partia Demokratike e Kosovës udhëheq me epërsi të lehtë zgjedhjet vendore të zhvilluara të dielën. Kësisoj, të dhënat paraprake flasin për fitore në 7 komuna kryesore: Malishevë, Mitrovicë, Klinë, Rahovec, Gjilan, Ferizaj, Obiliq. Këto janë të dhënat më të fundit të bëra publike nga Koalicioni i OJQ-ve vendore, Demokracia në Veprim, të cilat përkojnë me deklaratën e orëve të vona të ditës së djeshme të selisë së PDK–së Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka konfirmuar fitoren me rezultat bindës në Prishtinë, ku kandidati Isa Mustafa mendohet të ketë marrë 58 përqind të votave. LDK duket se është në balotazh edhe në disa komuna të tjera. Partia e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdon të kryesojë në komunat e Pejës, Gjakovës dhe Deçanit. Por sipas Demokracisë për Veprim, në pjesën dërmuese të komunave fituesi do të shpallet pas mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve, pasi parashikohet qe kandidatët kryesorë të dalin në balotazh. Në Mitrovicë do të ketë balotazh mes kandidatit të PDK-së dhe atij të AAK. Në Mamushë ka fituar kandidati i Partisë Turke. Në komunën e Graçanicës, fitues është Bojan Stojanoviç me 57.41% të votave. Pritet që KZQ të shpallë rezultatet zyrtare në mbrëmje. Gjatë ditës do të ketë edhe deklarata nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Në zgjedhjet e 15 nëntorit, të parat që pas shpalljes së pavarësisë, votuan 45 % e 1.5 milionë shqiptarëve të Kosovës, të cilët kishin të drejtë vote. Me këto zgjedhje, ku pati incidente të papërfillshme, Kosova kaloi edhe testin e parë të konsolidimit të demokracisë, pas shpalljes së pavarësisë. Rezultatet paraprake në disa njësi vendore Komuna Klinë Sokol Bashota, PDK 6153 vota Enver Berisha, AAK 5337 vota Fadil Gashi, LDK 3555 vota Komuna Shtime Naim Ismajli, PDK 5400 vota Ismail Hasani, LDK 2655 vota Komuna Obiliq Haki Mjekiqi, PDK 2850 vota Mehmet Krasniqi, LDK 2160 vota Enver Gashi, AAK 1965 vota Komuna Dragash Salim Jonuzi, PDK 4962 vota Halim Shemsedini, LDK 4652 vota Komuna Junik Agron Kuci, AAK 1081 vota Tahir Isufaj, LDK 622 vota Shpejtim Gacaferri, LDD 231 vota Komuna Han i Elezit Rufki Suma, 1833 vota Mehmet Ballashi, PDK 1519 vota Myzafer Dernanji, LDK 583 vota Komuna Mamushë Arif Bytyci, KDTP 1402 vota Berzad Morina, PDK 333 vota Mehmet Mazreku 197 vota Komuna Ranillug Dragimir Mikic, GIOR 397 vota Perica Andjelkovic, SKMS 167 vota Komuna Leposavic Ardita Hasani, AAK 30 vota

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›