Rezultatet paraprake: Rama konfirmohet në krye të Partisë Socialiste
Gara për kreun e PS-së, Rama mund Lakrorin me një diferencë të madhe votash
Shaban Sulçe
Edi Rama mposht rivalin e tij, Maqo Lakrori dhe konfirmohet në drejtimin e Partisë Socialiste. Kreu në detyrë i PS-së, Rama, ka fituar dje me një diferencë të madhe votash ndaj kundërshtarit të vetëm që kishte në këtë garë, kandidatit Maqo Lakrori. Një gjë e tillë është konfirmuar nga rezultatet paraprake që kanë mbërritur dje pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Partinë Socialiste. Nga selia rozë nuk ka pasur asnjë prononcim zyrtar në lidhje me rezultatet, por, nga të dhënat paraprake, rezultoi se Edi Rama ishte fituesi i zgjedhjeve të 26 shtatorit për kreun e Partisë Socialiste. Sot pritet të shpallet rezultati zyrtar i procesit të votimit, në të cilin u thërritën të merrnin pjesë 82 mijë anëtarë të Partisë Socialiste.
Procesi i votimit
Procesi i votimit ka qenë i qetë, pa probleme dhe në të ka marrë pjesë një përqindje mjaft e lartë e anëtarësisë socialiste, në të 400 qendrat e votimit. Kandidatët kishin caktuar vëzhguesit e tyre për të monitoruar nga afër procesin e votimit, në të cilin nuk u regjistrua asnjë incident. Votimi ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe ka përfunduar zyrtarisht në orën 16:00, por, siç është bërë e ditur, votimi ka zgjatur edhe përtej këtij orari, pasi në disa qendra ka pasur fluks anëtarësh për të votuar. Sipas burimeve në Partinë Socialiste, pjesëmarrja në votime ka qenë në nivelin 62%.
Pjesëmarrja
Sipas të dhënave paraprake të mbërritura në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Partinë Socialiste rezultoi se në qarkun e Durrësit kanë votuar 38% e anëtarëve të PS-së. Në këtë qark ishin hapur 12 qendra votimi, ku të drejtën e votës e kishin 2800 anëtarë. Në qarkun e Shkodrës, nga 1870 anëtarë të PS-së morën pjesë në votime 60% e tyre. Në qarkun e Dibrës pjesëmarrja ka qenë e lartë. Në bashkinë e Burrelit pjesëmarrja ka qenë 72%, në Bulqizë 80% dhe në Peshkopi 75%. Në qarkun e Lezhës është shënuar sërish një pjesëmarrje e lartë, e cila ka qenë në shifrat 72%. Në këtë qark janë hapur 10 qendra votimi dhe të drejtën e votës e kanë pasur 1250 anëtarë të PS-së. Në qarkun e Elbasanit është votuar në 50 qendra votimi dhe nga 6000 anëtarë të PS-së në këtë qark, kanë votuar 75% e tyre, por në qytetin e Elbasanit pjesëmarrja në votime ka qenë 50%. Në bashkinë e Beratit pjesëmarrja ka qenë 50%, ndërsa në atë të Kuçovës 49%. Në qarkun e Vlorës, nga 6000 anëtarë të Partisë Socialiste, kanë votuar 60% e tyre.
Rama në krye të PS-së për të tretën herë
Fitorja e djeshme e Edi Ramës ka bërë që të zgjidhet kryetar i PS-së për të tretën herë, nga katër gara zgjedhore të ngjashme. Në tentativën e parë, pikërisht në vitin 2005, kur ishte vetëm kryetar Bashkie dhe një anëtar i thjeshtë i PS-së, Rama dështoi përballë ish-kryetarit Fatos Nano. Por, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 2005-s, Nano dha dorëheqjen, dhe ky ishte momenti më i mirë që Rama të realizonte qëllimin e tij, marrjen e drejtimit të Partisë Socialiste. Duke qenë në krye të PS-së, Rama arriti të fitonte një tjetër mandat si kryetar i Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e vitit 2007. Po këtë vit, në Partinë Socialiste u zhvilluan zgjedhjet sipas parimit “një anëtar, një votë” për zgjedhjen e kreut të PS-së. Këto zgjedhje, Rama i fitoi me një rezultat shumë të thellë, duke siguruar 98% të votave përballë kandidatit Shkëlqim Meta. Pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, Rama dha dorëheqjen nga drejtimi i PS-së, ndërkohë që kandidon sot (edhe pse kundërshtarët e tij kërkuan moskandidimin) për t’u rizgjedhur në krye të Partisë Socialiste.
28 Shtator 2009