Presidenca e BE-së: “Krijoni sa më parë qeverinë e re”
Solana dhe Rehn mirëpresin raportin paraprak të OSBE-së. Presidenca çeke e BE-së përshëndet procesin e qetë dhe të paqmë zgjedhor
Eljona Ballhysa
Presidenca e Bashkimit Europian, në një deklaratë për shtyp, ka përshëndetur dje procesin e qetë zgjedhor të zhvilluar në Shqipëri, ndërsa u ka bërë thirrje partive politike që të krijojnë sa më parë qeverinë e re në mënyrë që të vazhdojnë reformat drejt integrimit të vendit në BE. Shefi për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Havier Solana, komisioneri për Zgjerimin, Oli Rehn, si dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John L. Withers, përshëndetën raportin paraprak të publikuar dje nga misioni ndërkombëtar i vëzhguesve. Vlerësimi i procesit zgjedhor nga faktori ndërkombëtar ka rëndësi për proceset integruese të vendit në BE dhe kryesisht për liberalizimin e vizave dhe marrjen e statusit të vendit kandidat.
Vetëm pak kohë më parë kryeministri Sali Berisha aplikoi për statusin e vendit kandidat në BE dhe kushti parësor ishte zhvillimi i zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare. Ndërkohë që objektiv parësor i vendit është përfitimi i liberalizimit të vizave. Vendimi për liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit pritet të merret më 15 korrik nga vendet e BE-së.
Solana
“Presidenca çeke e Bashkimit Europian përshëndet procesin e qetë dhe të paqmë zgjedhor që u zhvillua në Republikën e Shqipërisë. Ne përshëndesim qytetarët shqiptarë për këtë arritje. Zgjedhësit treguan lidhjen e tyre të fortë me vlerat demokratike të shfaqura gjatë procesit zgjedhor dhe e shprehën atë nëpërmjet një procesi domethënës”, - shkruhet në deklaratën për shtyp të Presidencës së BE-së.
Më tej shënohet se Presidenca e BE-së ka mbajtur shënim konkluzionet paraprake të misionit ndërkombëtar të vëzhguesve duke konfirmuar përmirësimin e procesit zgjedhor në Shqipëri, por gjithashtu duke numëruar një numër problemesh të vëna re gjatë përgatitjes së procesit, por edhe gjatë ditës së votimit. Nga ana tjetër, Presidenca e BE-së thekson se përmbyllja në bazë të ligjeve të pjesës së mbetur të procesit zgjedhor ka rëndësi të veçantë. “Presidenca e BE-së nxit zhvillimin e dialogut konstruktiv midis partive politike për të krijuar sa më parë qeverinë e re dhe për të vazhduar reformat që janë në axhendë për ecurinë e mëtejshme të progresit drejt BE-së”, - theksohet në këtë deklaratë.
Olli Rehn
Komisioneri europian për Zgjerimin, Olli Rehn, duke iu referuar raportit paraprak të OSBE-së, është shprehur se përmirësimet janë eklipsuar nga politizimi i aspekteve teknike të procesit. Nëpërmjet një deklarate të tillë Rehn ngarkon me përgjegjësi forcat politike të përfshira në fushatë. “U vura në dijeni mbi konkluzionet paraprake të OSBE/ODIHR-it, në të cilat nënvizohet se në disa fusha janë bërë përparime konkrete. Sidoqoftë, këto përmirësime u eklipsuan nga politizimi i aspekteve teknike të procesit zgjedhor si dhe dhuna e vërejtur gjatë fushatës zgjedhore”, - është shprehur Rehn. Ndërkaq, komisioneri europian e ka cilësuar ditëm e zgjedhjeve të qetë dhe paqësore. “Pati përmirësime të lehta përsa i përket procesit të votimit, edhe pse u vunë re disa shkelje procedurale. Jam dakord me deklaratën e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it, sipas së cilës vlerësimi përfundimtar i zgjedhjeve nuk mund të bëhet para numërimit të votave dhe para nxjerrjes së rezultateve. Sidoqoftë, këto zgjedhje nxjerrin në pah qartësisht nevojën që lidershipi politik shqiptar, i të gjitha kaheve politike, të punojë shumë në mënyrë që të zhvillojë në të ardhmen zgjedhje që janë në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare dhe që të gëzojnë besueshmëri të lartë të zgjedhësve shqiptarë”, - është shprehur Rehn.
Solana
“Presidenca e BE-së nxit zhvillimin e dialogut konstruktiv midis partive politike për të krijuar sa më parë qeverinë e re dhe për të vazhduar reformat që janë në axhendë për ecurinë e mëtejshme të progresit drejt BE-së”
Oli Rehn
“Këto zgjedhje nxjerrin në pah nevojën që lidershipi politik shqiptar, i të gjitha kaheve politike, të punojë shumë në mënyrë që të zhvillojë në të ardhmen zgjedhje që janë në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare”
30 Qershor 2009