E Diel, 1 Nëntor 2026

Ukrainë, Julia Timoshenko mund të dërgohet në Gjermani për trajtim mjekësor

Protestues me foto në dorë të Timoshenkos (AFP)

Prej javësh qeveria gjermane ka negociuar me Ukrainën mbi fatin e të burgosurës më të njohur: ish-kryeministren Julia Timoshenko. Gazeta gjermane Der Spiegel raporton se ajo mund të lirohet për një trajtim mjekësor në Berlin, mund të jetë i pashmangshëm.

Për këtë do të duhet që Presidenti Viktor Janukoviç të udhëzojë prokurorinë përgjithshëm Viktor Pshonka të ndryshojë rregullat ligjore në mënyrë që të lejohet dërgimi i Timoshenkos në kryeqytetin e Gjermanisë.

Sipas Der Spiegel, presidenti Yanukoviç është i interesuar që ti japi vendin një fytyrë humane në kohën kur në Ukrainë në qershor do të mbahet kampionati evropian i futbollit.

Sipas doktorëve të jashtëm, ish heroina e Revolucionit të Portokallinjtë në Ukrainë ka nevojë urgjente për kujdes mjekësorë që nuk ofrohet në burgjet e Ukrainës. Ukraina duket se ka marrë disa hapa që ti ofrojë asaj një kujdes të specializuar mjekësore.

Timoshenko u dënua me shtatë vite burg në tetorin e vitit të kaluar për abuzim me detyrën gjatë në kohën kur ishte në postin e kryeministres. Vendimi u kritikua gjerësisht nga ndërkombëtarët. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›