E Diel, 1 Nëntor 2026

Merret peng biznesmeni nga Vlora, arrestohen autorët

Autori i Lajmit: RedaksiaNjë person u mor peng në Tiranë ndërsa dy autorët janë arrestuar nga policia. Sipas burimeve zyrtare nga policia e kryeqytetit, në orët e mesditës së djeshme në sallën operative të policisë është marrë një telefonatë nga një femër, e cila ka denoncuar pengmarrjen e një biznesmeni nga Vlora. Policia ka nisur menjëherë verifikimet duke konfirmuar se shtetasi A.A, nga Vlora, me aktivitet tregtar, ishte marrë peng nga dy personat me iniciale J.T dhe F.M. Pas hetimeve paraprake policia ka lokalizuar vendndodhjen e personit që po mbahej peng në një lokalitet mes Tiranës dhe Durrësit. Forcat speciale kanë ndërhyrë duke bërë të mundur lirimin e personit që mbahej peng si dhe kapjen e dy autorëve të ngjarjes.
Shkaku
Nga dëshmitë e grumbulluara deri tani, mësohet se shkak i pengmarrjes ka qenë një femër me të cilën njihej biznesmeni nga Vlora. Burimet jozyrtare të policisë pohojnë se biznesmeni vlonjat kishte ardhur në për tu takuar me një femër e cila ishte e martuar. Takimin mes tyre e ka marrë vesh bashkëshorti i saj i cili së bashku me një kushëririn e tij kanë mundur të gjejnë dhe më pas të marrin peng biznesmenin vlonjat. Po të njëjtat burime nuk përjashtojnë as mundësinë e ngritjes së një kurthi.

Ky lajm është publikuar: 21/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›