E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në rrugë, humbet jetën ish-deputeti i PS, Çukaj

Autori i Lajmit: RedaksiaIsh-deputeti i Partisë Socialiste, Lekë Çukaj, ka gjetur vdekjen dje në një aksident rrugor. Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kanë informuar se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30 në rrugën nacionale Fushë Krujë-Tiranë, kur dy autovetura të markës “Mercedenc-Benz”, njëra me targa të Shkodrës dhe tjetra me targa të Tiranës, përkatësisht TR 8959 A dhe 0252 E. Dy automjetet janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dy të vdekur dhe një të plagosur. Viktimat u konfirmuan si ish-deputeti i Partisë Socialiste Lekë Çukaj, 60 vjeçar, 58-vjeçari, Hasan Guci dhe bashkëshortja e tij rreth 55 vjeçe, e cila ka mbetur e plagosur dhe u dërgua në spital në gjendje të rëndë.
Aksidenti
Policia ka informuar se aksidenti ka ndodhur nga përplasja e dy automjeteve njëra prej të cilave drejtohet nga ish-deputeti Çukaj ndërsa në makinë tjetër ishte shtetasi Hasan Guci dhe bashkëshortja e tij. Guci dhe Çukaj kanë mbetur të vdekur menjëherë pas përplasjes ndërsa bashkëshortja e Gucit është shoqëruar në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes ku kanë mbetur të vdekur Çukaj dhe Guci, por policia e cila ka mbërritur në vendngjarje po heton pistën e shpejtësisë dhe terrenin e rrëshqitshëm të rrugës. Lekë Çukaj ka lindur në 2 nëntor të vitit 1950 në Koplik dhe banonte në Shkodër. Ka qenë deputet i Partisë Socialiste për dy legjislatura me radhë në vitin 1997-2001 dhe në vitin 2001-2005. Çukaj është diplomuar në fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Fizikë, ishte i martuar me tre fëmijë. Ish-deputeti ka pësuar një aksident rrugor dhe 4 vite më parë pranë Urës së Sheqit në rrethin e Fierit. Në atë aksident ish-deputeti i PS-së ka pësuar fraktura në kokë e në trup por pa pasoja për jetën. Aksidenti i dytë për të duket se nuk ka qenë aq me fat sa i pari. Po dje është aksidentuar për vdekje një 44-vjeçar në qendër të qytetit të Shkodrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 14.30, të ditës së djeshme në aksin rrugor “Marlin Barleti” në afërsi të lokalit “Internacional” në Shkodër, kur mjeti tip Benz me targa SH 3242 E që drejtohej nga 19-vjeçari, Elton Troshani ka aksidentuar 44-vjeçarin, Ard Gjekaj. Në vendngjarja mbërritën hetuesit e aksidenteve për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Burime zyrtare nga policia thanë se nga veprimet paraprake hetimore rezulton, se viktima i ka prerë rrugën mjetit dhe për pasoje është përplasja duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit, në ambientet e Komisariatit të Policisë së Shkodrës deri në sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ky lajm është publikuar: 21/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›