Shqiptari i kërkuar për vrasje, Kanadaja refuzon dorëzimin
Autori i Lajmit: RedaksiaQeveria kanadeze nuk dëshiron të ekstradojë një të ri shqiptar në Itali për tu përballur me një akuzë për vrasje. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një shpjegim për këtë. Florenc Shamo, 24 vjeç, mbahet në paraburgim në Nova Skotia që nga 16 janari 2009, kur ai u arrestua. Autoritetet kanadeze bënë arrestimin e tij në bazë të kërkesës italiane. Në seancat gjyqësore për ekstradimin në Kanada, përfaqësuesi i Qeverisë u tërhoq nga kërkesa por nuk dha shpjegime mbi këtë vendim. Përfaqësuesi Xhejms Martin tha se qeveria nuk do të kërkojë më në gjykatë ekstradimin e Shqiptarit të akuzuar për vrasje në Itali. Shqiptari Florenc Shamo mbetet në paraburgim ndërkohë që gjyqi është në udhëkryq. Sipas të dhënave zyrtare Shërbimet e policisë kufitare do ta dëbonte atë, por ai është duke kërkuar azil mbi bazën e asaj që jeta e tij do të jetë në rrezik në Evropë. Policia italiane nxori një urdhër për arrestimin e Shamo në mars 2008. Ai është akuzuar për vrasje në shkallë të parë-gusht 2007 me pasojë vdekjen e 26-vjeçarit Ervis Daci, shqiptar me banim në Firence. Policia ka arrestuar dy persona të tjerë në Itali dhe Holandë në lidhje me këtë vrasje.
Ky lajm është publikuar: 21/12/2009