E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama në “Air Force One”-in e “ri”

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka bërë fluturimin e parë në aeroplanin e “ri” presidencial “Air Force One”.

Në të vërtetë aeroplani nuk është i ri, madje mbetet i njëjti, por në vetvete ka pësuar disa ndryshime gjatë vitit të fundit, gjë që e bën të ketë një status të ri dhe ndryshime që do ta bëjnë të funksionojë si i ri.

I mbërritur në bazën e Andrews, nga ku pak minuta më pas u nis në drejtim të aeroportit të New Yorkut, Obama u prit nga 50 anëtarët e ekipit logjistik presidencial, që u mor me mirëmbajtjen dhe rregullimin e aeroplanit presidencial më të rëndësishëm në botë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›