Riberi-Roben, konflik në dhomat e zhveshjes

Debati gjatë ndeshjes me Realin

Shenja në fytyrën e Roben
Para disa muajsh një video tregonte se si lojtarët e Bajernit të Mynihut vendosin se cili duhet të gjuante goditjen e dënimit. Rezultati ishte i thellë në favor të tyre dhe kjo u pa më shumë si argëtim. Por në fakt, duke parë se si kanë rrjedhur ngjarjet nuk ka pasur aspak dëfrim në këtë mes.
Prestigjiozja gjermane Sport Bild ka zbuluar se Arjen Rober dhe Frank Riberi janë zënë me grushte gjatë pushimit, pas pjesës së parë të takimit të parë gjysmëfinalist me Realin e Madridit.
Konflikti ka ndodhur në dhomën e zhveshjes dhe është dashur ndërhyrja e shokëve të ekipit për të shuar gjakrat. Kjo raportohet se ka ndodhur për pas debatit se cili duhej të ekzekutonte një goditje dënimi, pak para përfundimit të 45 minutshit. Roben i ka kërkuar francezit që tia lërë Toni Krosit goditjen.
Bild gjithashtu ka botuar edhe një foto ku tregohen shenjat në fytyrën e Robenit.
Ekipi i Bajernit ende nuk ka komentuar një lajm të tillë duke sqaruar se ajo që ndodh në dhomën e zhveshjes mbetet aty dhe se nuk ka asgjë për të thënë më shumë tha zëdhënësi i ekipit Markus Horuick.
Por gjithashtu është mësuar se të dy lojtarëve u është tërhequr veshi nga drejtuesit Karl-Heinz Rumenige dhe Uil Hones. Madje ndaj Riberi është vendosur edhe një gjobë. Francezi ka kërkuar falje dhe ka pranuar gjobën për sjelljen e tij.
Zënka mes tyre nuk është se ka të bëjë thjeshtë me goditjen e dënimit. Kjo ka lidhje me spekulimet e transferimeve si edhe me humbjen e penalltisë nga Roben në ndeshjen kundër Borusia Dortmund. /F.Stafa/