E Shtunë, 31 Tetor 2026

Infermierët, në konktroll për profesionalizmin

Muaji shtator do të jetë një provë zjarri për infermierët shqiptarë. Që prej datës 1 shtator do të ketë një aksion të gjerë inspektues nga ana e Urdhërit të Infermierit rreth cilësisë dhe profesionalizmit të infermierëve në përmbushjen e detyrës. Presidenti i Urdhërit të Infermierit, Sabri Skënderi bën të ditur se janë përgatitur strukturat rajonale inspektuese për përmbushjen e një kontrolli në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit. Profesioni i infermierit është përfshirë në nismën e licencimit të profesioneve nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, pa të cilin nuk do të mund të ushtrohet profesioni.Gjatë muajit qershor, Urdhëri i Infermierit realizoi një inspektim në QSUT, nga i cili 37 infermierë do t’i nënshtrohen komisionit disiplinor që do të marrë masat e caktuara në varësi të shkeljes së gjetur në ushtrimin e profesionit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›