Riberi: “Ëndërroj një finale Francë-Gjermani”
Lojtari më i mirë i Bundesligës gjermane për sezonin 2007-2008, francezi Frank Riberi, pritet të jetë edhe një nga yjet e Kamionatit Europian, që nis të shtunën me ndeshjen hapëse Zvicër-Çeki (ora 18:00). Shpresa e futbollit “tringjyrësh” dha një intervistë të gjatë për mediat gjermane në lidhje me synimet e Francës në Euro 2008, rivalët e përjetshëm, Italinë.
Frank, sa i kënaqur nga pjesëmarrja në Kampionatin Europian?
Shumë. Është turneu im i dytë i madh dhe vjen menjëherë pas dy trofeve me Bajernin e Munihut. Dëshiroj që dhe në Zvicër e Austri të bëj të njëjtën gjë.
Cili është qëllimi i Kombëtares franceze?
Shumë i thjeshtë. Ne dëshirojmë të jemi kampionë të Europës, asgjë më shumë. Është qëllimi ynë i vetëm. Përndryshe do të ishte më mirë të qëndronim në shtëpi.
Si e vlerësoni grupin e Francës, së bashku edhe me Italinë, Holandë e Rumaninë?
Është shumë e qartë se është një grup “çekiçi”. Gjithsesi, është edhe komike që do të përballemi sërish me Italinë. Por është njëlloj: çdo komb, që bën pjesë në finalet e Europianit, është mjaftueshëm i fortë për të synuar titullin kampin. Nuk është e lehtë të fitosh kundër çdo kundërshtari. Grupi ynë duket që është më i veçanti nga të gjithë. Kështu, që është e vështirë të japësh parashikime.
A mund të flasim për revansh, kur do të ndesheni me Italinë grup?
Jo, por është e marrëzi, të luajmë kaq shpesh kundër njëri-tjetrit. Të dy ekipet njihen shumë mirë. Duelet e fundit kanë prodhuar shumë polemika. Ideale do të ishte që dy skuadrat të kualifikoheshin pas dy ndeshjeve të para në çerekfinale, e pastaj do të shihnim një ndeshje argëtuese.
Ju do të takoheni edhe me kolegun tuaj te Bajerni, Luka Tonin. A keni shpesh me të?
Nuk është e nevojshme. Thjesht kemi qeshur gjatë një stërvitje te Bajerni, që dy vendet tona do të jenë sërish kundërshtare. Unë do ta dëmtoj atë në këmbë qysh në fillim të ndeshjes dhe ai nuk do të vrapojë më (qesh). Por një gjë është e qartë, që Luka është kundërshtari ynë më i rrezikshëm. Ai është shumë efikas përpara portës. Ai mund të shënojë gol nga asgjëja. Ne duhet të tregojmë shumë kujdes për të, nuk duhet t’i lejojmë asnjë hapësirë. Unë mendoj, që dyshja jonë e mbrojtjes Turam-Gallas do të jetë e aftë ta bllokojë.
A e mendoni shpesh humbjen e ndeshjes finale në “Olympiastadion” në Berlin?
Vetëkuptohet. Është kujtimi im më i keq nga futbolli. Unë mendoj shpesh për atë shans të humbur, e sidomos atë goditje me kokë të Zizusë kundër Materacit. Pas ndeshjes, më duhet të kryeja një kontroll dopingu. Kjo ishte e tepërt. Unë nuk kisha menduar kurrë gjatë lojës, që ne si humbës do të kryenim këtë kontroll. Atë finale nuk e kam parë më kurrë në video. Nuk do të ishte e thjeshtë ta përballoja.
Cilat ekipe sipas teje i përkasin favoritëve kryesorë?
Fillimisht unë mendoj për ekipin tim. Ne nuk jemi të kënaqur me faktin se para dy vitesh u bëmë nënkampionë të botës dhe synojmë të jemi kampionë të Europës. Pastaj shoh Italinë, e më pas Gjermaninë, që më ka bërë me të vërtetë përshtypje. Duket që është në një rrugë të mbarë. Nuk duhet të harrojmë edhe Portugalinë.
A është Franca më e fortë se në vitin 2006?
Sot ka më shumë lojtarë të rinj se dy vjet më parë. Dikur ishte përvoja kualiteti ynë më i madh. Nuk duhet të shqetësohemi shumë për këtë. Të dyja gjeneratat janë shumë të forta. Unë besoj, që ne do të bëjmë akoma më shumë se viti 2006.
Cila do të ishte për ju personalisht finalja e ëndrrave?
Unë mendoj se kundër Gjermanisë, nuk do të ishte dhe aq keq (qesh). Pastaj të takohem me Shvajnin (Bastian Shvajnshtajger), Poldin (Luka Podolskin) apo Lahm (Filip Lahm), do të ishte diçka e veçantë. Por, në fund duhet ta ngre unë Kupën, se përndryshe, të nesërmen do të më gjenit të shtrirë në rrugë. Dhe për këtë, ndërshmërisht, nuk do të kisha aspak dëshirë.
Përgatiti: Dash Frashëri
Ylli i Europianit
“Është natyrisht Kristiano Ronaldo, i cili te Mançester Junaitid një sezon të jashtëzakonshëm. Por unë nuk jam i sigurt, se ai në Kampionatin Europian do të jetë mjaftueshëm i freskët, pasi gjatë kësaj kohe te Mançesteri ka luajtur shumë fort. Nga ana tjetër ai luan në një përfaqësuese, që nuk është e fortë sa ekipi i tij. Gjithsesi, ai është i aftë të vendosë një ndeshje edhe vetëm”.
Dëmtohet Shnajder, Holanda në alarm
Mesfushori i Holandës, Uesli Shnajder u dëmtua gjatë stërvitjes me ekipin e tij. Sipas televizionit holandez “No”, lojtari i Realit të Madridit e la stërvitjen duke çaluar. Holanda do të luajë kundër Italisë, të hënën në mbrëmje në Bernë. Shnajder është një nga lojtarët kyç në mesfushën e Van Bastenit. Shnajder njihet për pasin e artë të topit dhe është një specialist në goditjet e lira.
Gatuzo: “Europiani, më i vështirë së Botërori”
Mesfushori i Italisë, Xhenaro Gatuzo, synon që pas fitimit të Kampionatit Botëror të varë edhe medaljen e kampionit të Europës. “Ne do t’ia arrijmë dukë ngrënë thikën me dhëmbë”, -theksoi ylli i Milanit. “Kampionati Europian është më i vështirë se Botërori”, - jep opinionin e tij 30-vjeçari në “Casa Azurri” në Obervaltersdorf të Zvicrës. Mesfushori i fuqishëm është i njohur për fjalët e tij të qarta. “Ne patëm edhe fat në Gjermani 2006”, - tha Rino, i cili ka veshur 57-herë fanellën e Italisë.
Gatuzo pohon se nuk ka një ndryshim të madh midis trajnërve Marçelo Lipi dhe Roberto Donadoni. “Të dy trajnerët janë të ngjashëm në metodën e punës. Unë kam parë sërish të gjitha ndeshjet e Kampionatit Botëror. Ne kemi pasur në çdo ndeshje momente kritike, në të cilat edhe mund të kishim humbur ndeshjen”, - theksoi Gatuzo, i cili shpreson se Italia e tij do të fitojë titullin e dytë në Europë, pas triumfit në vitin 1968.
Goditi gazetarin, Eto kërkon falje
Samuel Eto, tashmë i penduar, i ka kërkuar falje publike në televizionin kamerunas gazetarit ndaj të cilit përdori dhunë. Sulmuesi i Barcelonës u denoncua nga një reporter, i cili bëri të ditur gjithë botës se ishte goditur nga lojtari i kamerunas. Eto, sipas mediave spanjolle rrezikonte pesë vjet burg dhe një gjobë të majme.
Euro 2008, rruga drejt titullit
Grupi A
Zvicra, Çekia, Portugalia, Turqia
07.06.2008, ora 18:00
Zvicër-Çeki
07.06.2008, ora 20:45
Portugali-Turqi
11.06.2008, ora 18:00
Çeki-Portugali
11.06.2008, ora 20:45
Zvicër-Turqi
15.06.2008, ora 20:45
Zvicër-Portugali
15.06.2008, ora 20:45
Turqi-Çeki
Klasifikimi
1.............. A1
2.............. A2
3..............
4..............
Grupi B
Austria, Kroacia, Gjermania, Polonia
08.06.2008, ora 18:00
Austri-Kroaci
08.06.2008, ora 20:45
Gjermani-Poloni
12.06.2008, ora 18:00
Kroaci-Gjermani
12.06.2008, ora 20:45
Austri-Poloni
16.06.2008, ora 20:45
Poloni-Kroaci
1.06.2008, ora 20:45
Austri-Gjermani
Klasifikimi
1.............. B1
2.............. B2
3..............
4..............
Grupi C
Holanda, Italia, Rumania, Franca
09.06.2008, ora 18:00
Rumani-Francë
09.06.2008, ora 20:45
Holandë-Itali
13.06.2008, ora 18:00
Itali-Rumani
13.06.2008, ora 20:45
Holandë-Francë
17.06.2008, ora 20:45
Holandë-Rumani
17.06.2008, ora 20:45
Francë-Itali
Klasifikimi
1.............. C1
2.............. C2
3..............
4..............
Grupi D
Greqia, Suedia, Spanja, Rusia
10.06.2008, ora 18:00
Spanjë-Rusi
10.06.2008, ora 20:45
Greqi-Suedi
14.06.2008, ora 18:00
Suedi-Spanjë
14.06.2008, ora 20:45
Greqi-Rusi
18.06.2008, ora 20:45
Greqi-Spanjë
18.06.2008, ora 20:45
Rusi-Suedi
Klasifikimi
1.............. D1
2.............. D2
3..............
4..............
ÇEREKFINALET
19.06.2008, Bale
Ë: A1-B2 (ora 20:45)
20.06.2008, Vjenë
X: B1-A2 (ora 20:45)
21.06.2008, Bale
y: C1-D2 (ora 20:45)
22.06.2008, Vjenë
Z: D1-C2 (ora 20:45)
GJYSMËFINALET
25.06.2008, Bale
F1: Ë-X (20:45)
26.06.2008, Vjenë
F2: Y-Z (20:45)
FINALJA
29.06.2008, Vjenë
F1-F2 (ora 20:45)
6 Qershor 2008