Dokumentet për leje qëndrimi për punësim stinor në Greqi
Afatet që duhen respektuar për të dorëzuar në kohë kërkesën në ambasadë. Rastet kur mund të ripërtërihet leja e qëndrimit për këtë kategori
Laureta Rryçi
Shtetasit shqiptarë që duan të emigrojnë në Greqi duhet të zbatojnë një sërë procedurash për të marrë vizë. Sipas ligjeve të përcaktuara nga autoritetet greke, procedurat ndryshojnë në varësi të lejes së qëndrimit për të cilën janë të interesuar qytetarët si dhe pozicionit që ka secili prej tyre. Gazeta “Albania” u vjen në ndihmë të gjithë këtyre qytetarëve që duan të zgjedhin rrugën ligjore për të emigruar në Greqi. Të dhënat e mëposhtme janë marrë nga një manual zyrtar i përgatitur nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale. Sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, që janë marrë dhe me hartimin e tij, ky manual do të shërbejë si një informacion orientues për hapat që duhet të ndërmarrë emigranti shqiptar në vendin pritës, me qëllim lehtësimin e procesit të emigrimit. Janë dhënë informacione bazë lidhur me hyrjen, qëndrimin, të drejtat dhe detyrimet e shtetasve shqiptarë emigrantë në Greqi. Informacioni është fokusuar në fushën e punësimit si një fushë shumë e prekur nga emigrantët shqiptarë dhe përbën përqindjen më të madhe të shtetasve shqiptarë në Greqi. Janë përzgjedhur vetëm disa kategori duke qenë se pjesa dërrmuese e shtetasve shqiptarë përfshihet në to.
Leje qëndrimi për punësim stinor
Punësimi stinor i të huajit është punësimi i tij në Greqi për një periudhë deri në 6 muaj, në çdo vit kalendarik, në një fushë aktiviteti lidhur me punësimin e një natyre stinore. Një punëtor stinor lidhet me një punëdhënës specifik, me një kontratë me afat të përcaktuar. Kontrata përkatëse duhet të përcaktojë qartësisht llojin e profesionit. Punëdhënësi që dëshiron të punësojë një të huaj për punësim stinor duhet të paraqesë një kërkesë pranë bashkisë, apo komunës së vendit të tij të qëndrimit, apo të banimit, të paktën tre muaj para fillimit të punësimit të të huajit. Bashkë me kërkesën, punëdhënësi duhet të paraqesë një letër garancie të një banke, apo nga Fondi i Depozitave dhe Huadhënieve, e cila u korrespondon të ardhurave të një punëtori të pakualifikuar për një muaj, shumë e cila i rikthehet punëdhënësit, pas përfundimit të lejes së qëndrimit dhe largimit të shtetasit nga Greqia. Punëdhënësi duhet që paraprakisht të marrë një miratim nga sekretari i Përgjithshëm i rajonit, kjo nëse vendet e punës përkatëse janë parashikuar në vendimin, sipas nenit 14 të këtij ligji. Organi kompetent për shqyrtimin e kërkesës është Shërbimi përkatës për të Huajt dhe Imigrimin i Rajonit. Ripërtëritja e një lejeje qëndrimi për punësim stinor nuk lejohet.
Marrëveshjet
Marrëveshjet dypalëshe rregullojnë dhe përcaktojnë hyrjen, qëndrimin dhe kohëzgjatjen e punësimit të të huajve. Me Shqipërinë ekziston një marrëveshje dypalëshe punësimi stinor që prej vitit 1996. Hyrja për punësim stinor në Greqi, marrja e lejes së qëndrimit për punësim stinor dhe rinovimi i saj ka një procedurë të caktuar. Një i huaj që dëshiron të punësohet në një punë sezonale në Greqi duhet që të ketë një vizë për punë. Për të marrë vizën për punë ai duhet të paraqesë dokumentacionin e nevojshëm.
Marrja e një vize për punësim stinor në Greqi
1. Pasaportë të vlefshme ose dokument tjetër kalimi i njohur nga vendi ynë, në përputhje me pikat e përmendura në tabelën e dokumenteve të udhëtimit, në bazë të të cilave lejohet kalimi i kufijve të jashtëm dhe që parashikohet pajisja me vizë.
2. Certifikatë lindjeje.
3. Dëshmi penaliteti.
4. Certifikatë shëndetësore të legalizuar nga autoritetet kompetente nga ku vërtetohet se nuk janë mbartës të ndonjë virusi, që në bazë të kritereve ndërkombëtare dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë mund të përbëjë rrezik për shëndetin publik.
5. Vërtetim i shlyerjes se detyrimit ushtarak.
Marrja e lejes së qëndrimit për punësim si punëtor sezonal
1- I huaji që ka hyrë në Greqi për punësim stinor duhet që pas hyrjes dhe para përfundimit të vizës të paraqesë një kërkesë për lëshimin e një lejeje qëndrimi për punësim stinor.
Kërkesat për lëshimin e lejes së qëndrimit paraqitet në bashki ose prefekturën e vendit të qëndrimit ose banimit të kërkuesit.
2- Bashkë me kërkesën për lëshimin e lejes së qëndrimit i huaji duhet të paguajë një depozitë, siç përcaktohet në nenin 92 të Ligjit 3386/05 dhe të bashkëngjisë dokumentet që duhet që përcaktohen me vendim të ministrit të BAPD.
3- Edhe tipi dhe përmbajtja e kërkesës, procedura për lëshimin e lejeve për personat e përzgjedhur, si dhe tipi i certifikatës që jepet në rastin e dorëzimit të dokumentacionit për marrjen e lejes së qëndrimit nga bashkia, përcaktohen me vendim të ministrit të Brendshëm, Administratës Publike dhe Decentralizimit.
Kush e shqyrton dokumentacionin
Bashkitë dhe prefekturat shqyrtojnë nëse janë paraqitur apo jo të gjitha provat dokumentare dhe ia kalojnë dosjen përkatëse Shërbimit kompetent për të Huajt dhe Imigrimin, brenda pesë ditësh nga data e paraqitjes së saj.
Certifikata e paraqitjes
Nëse janë paraqitur të gjitha provat dokumentare, Direktorati kompetent i MBAPD, si dhe bashkitë dhe komunat duhet t’i lëshojnë shtetasit nga vende të treta një certifikatë të paraqitjes.
Intervista para komisionit të emigrimit
Organi kompetent për shqyrtimin e kërkesës është Shërbimi për të Huajt dhe Imigrimin, i cili vepron në prefekturën e vendit të tij të qëndrimit apo të banimit.
Marrja e vendimit
Lidhur me lejet e qëndrimit, lëshuar nga Ministria e BAPD, kërkesa përkatëse paraqitet, pranë Direktoratit kompetent të Ministrisë.
Lëshimi i lejes së qëndrimit
1- I huaji që ka paraqitur në kohën e duhur kërkesën për lëshimin e lejes së qëndrimit, së bashku me të gjitha provat dokumentare, dhe ka marrë certifikatën përkatëse, konsiderohet me qëndrim të ligjshëm në Greqi deri në marrjen e vendimit nga ana e administratës, lidhur me kërkesën e tij.
2- Rajoni, pasi ka shqyrtuar rendin dhe sigurinë publike, mund të ftojë të huajin për një intervistë në Komisionin e Imigrimit. Ftesa vërtetohet me një certifikatë të veçantë. N.q.s. i huaji nuk paraqitet, kërkesa e tij për leje qëndrimi për punësim stinor refuzohet.
3- Vendimi përkatës merret nga rajoni, brenda një periudhe dymujore, e cila fillon, pas mbledhjes së dokumenteve mbështetës të kërkuara.
4- Leja e qëndrimit lëshohet me vendim të sekretarit të Përgjithshëm të rajonit.
7 Qershor 2008