Interit i duhet të fitojë para penalltive
Renditja e UEFA-s
Vetëm një fitore e Interit gjatë 90 minutave të kohës së rregullt ose gjatë kohëve suplementare, në finalen e Champions League sonte në mbrëmje në Madrid, mundet t’i garantojë Italisë prezencën e 4 skuadrave në edicionin 2011-2012 të turneut më të madh kontinental për klube. Në renditjen e UEFA-s, Gjermania për momentin pozicionohet para Italisë në kuotën e 0,155 pikëve. Nëse zikaltërit sot do të mundin Bajernin e Mynihut para gjuajtjes së penalltive, futbolli italian do të mund të realizonte parakalimin në renditje.
#