Bajern Mynih-Inter, Shanset janë 50-50
Platini
Presidenti i UEFA-s ka dhënë parashikimin e tij për finalen e Champions League mes Bajernit të Mynihut dhe Interit, duke theksuar se shanset janë “50-50”. Nuk është dhe aq e lehtë që të gjesh fituesin e kësaj përballjeje, e cila do të luhet në Bernabeu sonte në mbrëmje. “Interi ka diçka më shumë, por unë mendoj se Bajerni ka fatin në anën e tij dhe prandaj them se shanset do të jenë 50-50. “Morati bëri gjënë më të mirë, të marrë Murinjon. Edhe pse është polemizues, ai është vërtet i aftë si trajner”.
#