Liverpul shet Alonson dhe synon David Vijën
Rafa Benitez, sipas "The Sun", ka pranuar transferimin e Ksabi Alonsos te Reali për 35 milionë euro dhe këto para mendon t‘i përdorë për blerjen e sulmuesit të Valencias, David Vija. Ndërsa Javier Maskerano mbërriti dje në Barcelonë, jo për të firmosur një kontratë me klubin spanjoll, por për të luajtur në një miqësore mes Liverpulit dhe Espanjolit. Mesfushori argjentinas ka shumë dëshirë të veshë bluzën blaugrana, por çdo tratativë e mundshme e momentit është bllokuar nga vlera e lartë e kartonit të tij.