HRW: Në Irak ende ka burgje të fshehta

Organizata Human Rights Watch raportoi se irakianët edhe më tej po mbahen në mënyrë ilegale në një burg të Bagdadit, për të cilin qeveria e Irakut tha se e ka mbyllur në vitin e kaluar.
Duke i cituar viktimat, dëshmitarët dhe zyrtarët qeveritarë, grupi për të drejtat e njeriut në një raport të ri tha se forcat irakiane të sigurisë po “i rrëmbejnë njerëzit pa ndonjë proces gjyqësor, ose aktakuzë dhe po i fshehin në zonat ku nuk ka mundësi komunikimi”, përfshirë edhe në burgun Kampi i Nderit.
Një vit më parë, qe njoftuar se ky objekt, që gjendet brenda Zonës së Gjelbër, ishte mbyllur nga autoritetet irakiane.