E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ribery i kundërpërgjigjet Domenechut

Nga Express më 18 shkurt 2011 në ora 11:12

Ish selektori i Francës, Raymond Domenech, është dashur të flasë me futbollistët rreth rebelimit të tyre gjatë Kampionatit botëror 2010 e jo të presë të kalojnë muaj të tërë që ta komentojë rastin në media, ka thënë mesfushori Franck Ribery të enjten.

Domenech, i cili u zëvendësua nga Laurent Blanc pas eliminimit të Francës në fazën e grupeve të Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut, më herët gjatë kësaj jave e quajti ekipin e tij “bandë djemsh të papërgjegjshëm”, pasi ata refuzuan të stërviten kur Nicolas Anelka u urdhërua të kthehej në shtëpi, pas fyerjeve ndaj tij në qershor të vitit të kaluar në përfundim të pjesës së parë të humbjes 2-0 nga Meksika.

Por, Ribery reagoi duke thënë: “Nuk e di pse i thotë këto gjëra. Për mua janë të turpshme. Kampionati botëror ka kaluar, nuk dua të flas më për Domenechun”, tha mesfushori i Bayern Munichut, Ribery, për të përditshmen sportive franceze L’Equipe.

I rikuperuar nga lëndimi, ai është i gatshëm t’u ndihmoj Trekolorëve. “Jam shumë i motivuar për t’u kthyer në ekipin e Francës me stafin dhe trajnerin e ri. Në Afrikën e Jugut, Domenech nuk foli me ne. Ai është dashur ta bënte menjëherë e jo tani. Ai është dashur të na thotë gjërat në fytyrë, kështu nuk është në rregull”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›