E Diel, 1 Nëntor 2026

Jugu pa energji, defekt në linjën e tensionit të lartë

Gjirokastër- Një defekt i rëndë ka lënë pa energji jugun e vendit. Që nga ora 15.00, gjithë zona është pa energji elektrike, ndërkohë që nuk është thënë asgjë se sa kohë do të kërkojë riparimi i defektit.

Sipas burimeve nga Gjirokastra, mësohet se energjia është ndërprerë në gjithë zonat, duke filluar që nga Ballshi e deri në Gjirokastër.

“Shkak është bërë një defekt në linjën e tensionit të lartë 110 kilovolt, që nga Ballshi furnizon me energji elektrike jugun”- thonë burimet. Sipas tyre, grupet e angazhuara për avaritë mësihet se kanë mbërritur në vend dhe po merren me riparimin e defektit.

Të njëjtat burime shtojnë se është premtuar që riparimi do të jetë brenda një kohe të shkurtër, por ende nuk dihet se sa kohë do të nevojitet për rikthimin e energjisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›