E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqtarët kundër pr/ligjit: Cenon pavarësinë

Tiranë- Shoqata kombëtare e gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar sot përmes kryetares së saj, kundër projektiligjit të ri për “Administratën gjyqësore”, duke kërkuar nga parlamenti mos miratimin e tij.

Në një deklaratë për shtyp, Manjola Bejleri ka deklaruar padinë e dërguar në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin si të papajtueshëm me kushtetutën.

“Projekt-ligji “Për administratën gjyqësore”, i hartuar nga Ministria e Drejtësisë, i pasuar dhe nga Rregullorja për organizimin dhe funksionimin e administratës gjyqësore, është rrjedhojë e këtyre dispozitave që për ne konsiderohen si të papajtueshme me Kushtetutën”- tha ajo, duke shtuar se ky ligj sjell një sërë problematikash.

Bejleri ka sqaruar se ligji cenon pavarësinë e pushtetit gjyqësor si parim kushtetues;cenon pavarësinë organizative të pushtetit gjyqësor dhe pavarësinë funksionale të tij.

Për hartimin e këtij Projekt-ligji, sipas saj, nuk është marrë mendimi dhe nuk është përfshirë as KLD në grupin e punës, duke e përjashtuar qeverinë e gjyqësorit si grupimi më i interesuar në këtë projekt.

Përsëritja e kësaj mënyre të proceduari, sipas saj dhe shpejtësia me të cilën është kryer ky proces nuk ka të bëjë aspak me norma demokratike dhe vë në dyshim zgjidhjet më të mira për reformën në drejtësi.

“I kërkojmë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që të pezullojnë miratimin e Projekt-ligjit “Për administratën gjyqësore” deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës së SHKGJ-së nga Gjykata Kushtetuese. Ky veprim do të mundësonte parandalimin e veprimeve që po kryhen në shkeljen e pavarësisë së Pushtetit Gjyqësor”- përfundoi ajo.

Bazuar në sa parashtruam më sipër, i kërkojmë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që të pezullojnë miratimin e Projekt-ligjit “Për administratën gjyqësore” deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës së SHKGJ-së nga Gjykata Kushtetuese. Ky veprim do të mundësonte parandalimin e veprimeve që po kryhen në shkeljen e pavarësisë së Pushtetit Gjyqësor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›