E Diel, 1 Nëntor 2026

Librazhd, arrestohet për përdhunim 21 vjeçari

Librazhd- Një 21 vjeçar u ndalua nga policia në Librazhd, sepse akuzohet për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë me një 18-vjeçare.

Sipas policisë, ndalimi i tij është bërë sot, pas një denoncimi që kishe mbërritur në polici në adresë të tij. “Pas një urdhri të prokurorisë, u ndalua shtetasi 21 vjeç B.G., lindur e banues në fshatin Zdrajsh të komunës Orenjë, në rrethin e Librazhdit”,-thanë burimet policore.

Nga hetimet e para ai dyshohet se ka përdhunuar 18 vjeçaren me iniciale D.B, lindur e banuese në fshatin Kuturman të rrethit të Librazhdit.

Dosja ka kaluar për hetime, ndërkohë që pritet të verifikohet nëse autori është fajtor apo jo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›