Gripi shënon tri viktimat e para
08/02/2005 Në një ditë 100 fëmijë të vizituar
LUSHNJE - Një virozë gripale, e rënë pas ndryshimeve të temperaturës, ka shënuar dhe viktimat e para. Ana Olldashi, 2 vjeçe, banore e fshatit Rremas dhe Fatjon Sula, katërmuajsh, nga fshati Zhamë, janë dy pacientë të spitalit të Lushnjës, të cilët, megjithë ndihmën e marrë, nuk i kanë shpëtuar vdekjes. Ndërsa viktima e tretë e gripit në këtë rreth, është shënuar orët e fundit në fshatin Zhelizhamë, ku ka humbur jetën në gjumë një fëmijë 4 muajsh. Nga burimet e spitalit të Lushnjës mësohet se ky i fundit nuk është përcjellë fare për në spital, pasi gjithçka ka marrë fund gjatë natës. Aktualisht në ditë në urgjencën e Lushnjës vizitohen mbi 100 fëmijë të prekur nga gripi. Deri në orët e mesditës në këtë spital kanë shkuar për ndihmë të parë rreth 60 fëmijë, kanë thënë mjekët, ku 15 prej tyre janë shtruar. Ndryshe është situata në spitalin e Fierit, ku gripi, edhe pse me raste më të shumta se një vit më parë, ende nuk ka shënuar viktima.