Arrestohet pedofili,abuzoi me fqinjën
08/02/2005 Ngjarja ka ndodhur në tetor 2004
BALLSH - Një i dyshuar si pedofil është arrestuar nga forcat e policisë së Mallakastrës. 33-vjeçari Agim Brakaj, nga fshati Hekal, rreth 7 km larg qytetit të Ballshit, është vënë në pranga ditën e djeshme, pasi ishte shpallur person në kërkim për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me dhunë me një minorene fqinj me të. Burime nga policia e Ballshit pohojnë se ky shtetas dyshohet të ketë kryer edhe akte të tjera me vajza minorene, të cilat nuk kanë bërë kallëzim penal. Sipas burimeve të brendshme në komisariat, mësohet se autori i ka mohuar akuzat ndaj tij dhe ka pohuar se me vajzën minorene nuk ka pasur asgjë, veçse e ka përkëdhelur, gjë që hidhet poshtë nga kallëzimi i vajzës dhe vizita e gjinekologut, që vërteton mungesën e virgjërisë te vajza dhe dëmtim të organit seksual. Ngjarja, sipas organit të akuzës, është zhvilluar gjatë muajit tetor, ndërsa kallëzimi për të është bërë në fund të tij.