E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi, gol në humbje

Nga Express më 03 tetor 2011 në ora 08:44

Hamdi Salihi vazhdon të shënojë gola në kampionatin austriak.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar të shtunën vetëm pas dy minutazh inkuadrimi në lojë, edhe pse Rapid Vjena humbi me rezultat 4:3 nga Admira Wackeri, në kuadër të xhiros së 10-të të Bundesligës së Austrisë.

Futbollisti nga Shkodra është inkuadruar në lojë në minutën e 77-të, te rezultati 3-2, ndërkohë që baraspeshoi gjithçka pas vetëm dy minutash.

Mirëpo, goli i tij nuk i shërbeu shumë Rapidit, pasi që në minutën e 87-të, vendësit e realizuan golin e katër përmes Jezekut. Sulmuesi tjetër shqiptar, Atdhe Nuhiu, ka qëndruar tërë kohën në bankinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›