Shënon edhe Bakaj
Nga Express më 03 tetor 2011 në ora 08:44
Elis Bakaj po bëhet dita ditës gjithnjë e më i rëndësishëm për Dinamon e Bukureshtit.
Mesfushori shqiptar e ka realizuar golin e dytë të ekipit rumun, në fitoren 2-0 ndaj Concordia Chiajna, e cila gjendet në vendin e fundit të tabelës.
Futbollisti ofanziv hyri në lojë në minutën e 69-të, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën, ndërsa e gjeti golin në minutën e 93-të.
Për Bakajn, ky ishte goli i parë i sezonit. Për Dinamon, e cila kryeson në Kampionatin rumun, golin e parë e shënoi Ionel Danciulesku. Përfaqësuesi shqiptar ndërkohë është ndëshkuar me karton të verdhë.