Beqiraj realizon, Dinamo fiton
Nga Express më 03 tetor 2011 në ora 08:43
Fatos Beqiraj vazhdon të shfaqë paraqitje të mira në Kampionatin kroat.
Sulmuesi kosovar ka qenë protagonist i Dinamos së Zagrebit, në fitoren e radhës në shtëpi me rezultat 2:1 ndaj HNK Sibenik. Përfaqësuesi malazez e shënoi golin e dytë për kampionin aktual të Kroacisë në minutën e 54-t.
Kurse, më parë për vendësit shënonte Sammir (2’). Udhëtuesit e kanë ngushtuar rezultatin në minutën e 59-të, me anë të Jakolisit. Pas 10 xhirosh të zhvilluara në Kroaci, Dinamo i prin tabelës me 28 pikë të grumbulluara.