E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hasani i jep shpresë Norrkopingut

Nga Express më 03 tetor 2011 në ora 08:42

Shpëtim Hasani ia ka mbajtur gjallë shpresat për mbetje në ligë Norrkopingut, në barazimin me rezultat 1:1 ndaj kampionit të ri, Helsingborg.

Sulmuesi kosovar e ka shënuar golin e barazimit, të shtatin këtë sezon, në minutën e 76-të pasi mori një asistim nga futbollisti tjetër shqiptar, Astrit Ajdarevic.

Që të dy lojtarët luajtën gjatë tërë ndeshjes, ndërsa Hasani u ndëshkua me karton të verdhë. Ndërkohë, në radhët e Helsingborgut u paraqit Adrian Gashi. Norrkopingu ka 31 pikë, tri larg zonës që çon në barazh, dy xhiro pa përfunduar sezoni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›