Runi shpallet “Euro Golden Boy”

14/12/2004
Sulmuesi i Mançester Junajtid, Uejni Runi, me talentin e tij të jashtëzakonshëm, ka arritur të fitojë çmimin “Golden Boy”, me të cilin, ai do të njihet si futbollisti më i mirë, i ri në Evropë. Sulmuesi i përfaqësueses angleze e ka marrë këtë çmim të rëndësishëm, nga revista italiane “Tuttosport”, pas sondazhit të zhvilluar me gazetarë të ndryshëm sportivë. Ishin këta gazetarë, të cilët votuan unanimisht, duke vendosur se futbollisti më i denjë për të merituar këtë çmim, mund të ishte vetëm anglezi 19 –vjeçar, Uejni Runi. Gjatë proçesit të votimit, në garë ishin dhe mjaft pretendentë seriozë, si Kristiano Ronaldo, Fernando Torres, Arjen Roben dhe Obafemi Martins, por anglezi me talentin e tij, ka lënë pa mend gjithë gazetarët, të cilët nuk hezituan aspak për ta nderuar atë. “Jam jashtëzakonisht i kënaqur për vetë faktin se, ky ka qenë trofeu i parë më i rëndësishëm ndërkombëtar, të cilin unë e kam fituar kaq shpejt”- ka thënë mjaft i befasuar prej çmimit, Uejni Runi. Sulmuesi i përfaqësueses angleze ka qenë gjithmonë nën vëzhgimin e kujdesshëm të trajnerit suedez, Sven Goran Erikson dhe prandaj, ai me pjesëmarrjen e suksesshme në Euro 2004, i ka dhënë shumë pikë vetes, në fitimin e këtij çmimi. Ashtu si në Premier Ligë, edhe në futbollin ndërkombëtar, ai ka treguar se pavarësisht moshës fare të mirë, jo vetëm që ka fituar besimin e trajnerit suedez, por me lojën e zhvilluar, ka pushtuar zemrat e gjithë tifozerisë angleze.