Aleanca Kuq e Zi: Regjistrimi mbi bazën e etnisë dhe fesë ka dështuar
Aleanca Kuq e Zi është shprehur gjatë ditës së sotme se regjistrimi i popullsisë mbi bazën e etnisë dhe fesë ka dështuar. Sipas Aleancës, 40% e të pyeturve deri më tani, nuk kanë pranuar që ti përgjigjen pyetjeve për etninë dhe besimin fetar.
Nga të dhënat tona deri tani, 40% e qytetarëve kanë refuzuar ti përgjigjen pyetjeve mbi kombësinë dhe fenë (refuzim i cili ka qenë i përgjithshëm ose i pjesshëm). Që nga sot tentativa për të vendosur pyetjet mbi kombësinë dhe mbi fenë kundër vullnetit të popullit dhe kundër parimeve Kushtetuese, mund të quhet e dështuar, theksohet në deklaratën e AK-së.
Aleanca Kuq e Zi theksoi se shteti shpërfilli peticionin e firmosur nga shqiptarët dhe se censusi nuk është aspak transparent. Ndër të tjara, Aleanca është shprehur se shteti përdori 13 milion euro për interesat e Greqisë, pasi sipas AK-së, regjistrimi është kërkuar pikërisht nga Greqia.