E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riera kërkon mbështetje nga fansat e Liverpoolit

Mesfushori i Liverpoolit, Albert Riera, beson se fansat do të kenë një rol kyç në ndeshjen kundër rivalit të qytetit, Evertonit.

"Ju mund ta ndjeni se sa ndeshje e veçantë është kjo për tifozët. Kur jeni në rrugë dhe madje edhe në supermarket, njerëzit vijnë te ju të lumtur dhe flasin për ndeshjen".

"Më pëlqen atmosfera e derbit. është më ndryshe nga ndeshjet tjera të cilat i kam luajtur më parë dhe e dimë se fansat mund të na ndihmojnë të fitojmë këtë ndeshje", ka thënë spanjolli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›