Vritet botuesi i një gazete në Brazil

Policia lokale deklaroi se Paulo Rodrigues është vrarë nga një person, që po lëvizte me motor në qytetin Ponta Pora, në afërsi të kufirit me Paraguain.
Rajoni kufitar është i njohur për trafikun e armëve dhe drogës, si dhe për nivelin e lartë të korrupsionit politik. Paulo Rodrigues, 51 vjeç, ishte botues i gazetës “Jornal da Praca” dhe i faqes së internetit emercosulnews.com.
Personi i armatosur qëlloi 12 herë ndaj tij.
“Ai ishte një kritik, por njerëzit e donin. Paulo mbronte të varfrit në qytetin tonë denonconte korrupsionin, por ai respektohej nga autoritetet”, ka deklaruar fotografi Leo Veras për “Associated Press”.
Javën e kaluar një tjetër gazetar brazilian që shkruante për korrupsionin, Mario Lopes, u vra në një atentat në shtetin e Rio de Zhaneiros.