Blater e pranon:Botërori i 2022ndoshta në dimër
Presidenti i FIFA-s Sep Blater ka pranuar më në fund se Botërori i vitit 2022 në Katar, mund të zhvillohet në dimër.
Gjatë inaugurimit të ndeshjes hapëse të Kupës së Azisë, numri 1 i futbollit Botëror ka bërë të ditur se hipoteza e hedhur fillimisht në shtyp nga Franc Bekenbauer, do të shqyrtohet me kujdes.
“Kemi edhe 11 vjet kohë, por do të vendosim në kohën e duhur për këtë, - deklaroi Blater. – Duam një turne të suksesshëm dhe mund ta zhvillojmë Botërorin në dhjetor ose janar”, shtoi ai.
Në fakt, që prej caktimit të Katarit si vend organizator më 2 dhjetor, zërat që kërkojnë një Kupë Bote në janar, janë shtuar.
Në Katar, temperatura në verë i kalon 40 gradët, ç’ka e bën futbollin një sport të papraktikueshëm. Temperaturat në këtë vend të Lindjes së Mesme janë tepër të larta edhe në dimër, por gjithsesi, të përballueshme.
Për të evituar problemet e të nxehtit, organizatorët e Katarit kanë hedhur edhe idenë e stadiumeve me kondicionerë, por që të paktën për momentin, duket utopike.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)