E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rifunksionalizohet Paneli për Lirim me Kusht

Nga Express më 23 mars 2011 në ora 11:17

Është rifunksionalizuar Paneli për Lirim me Kusht. Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, tha të martën se vendimin e ka marrë pas rishikimit të të gjitha vendimeve të Panelit, nga 16 tetori 2010 dhe pas raportit të ardhur nga Avokati i Popullit dhe KMDLNJ.

“Unë kam marrë vendim që gjyqtarët e EULEX-it, përfaqësuesit e Avokatit të Popullit dhe të KMDLNJ-së të jenë pjesëmarrës dhe monitorues që nga procedura e fillimit deri të marrja e vendimit të panelit. Në veçanti kërkoj nga gjyqtarët që janë kompetent dhe përfaqësuesit e Shërbimit Korrektues të Kosovës, që të kenë staf profesional, në procedurat që fillojnë nga kërkesat e të burgosurve deri të dërgimi i këtyre kërkesave të paneli”, tha Kuçi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›