E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet 32-vjeçari

Nga Express më 23 mars 2011 në ora 11:31

B.V. 32-vjeçar, është qëlluar me armë zjarri menjëherë pasi ka dalë nga kafeneja "Valoni" në Ferizaj. Vrasja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së martës (rreth orës 2 pas mesnate), në lagjen Sherret. Në kafenë mysafirë kanë qenë edhe viktima, por edhe të dyshuarit.

“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë informuar nga dëshmitarët se rasti kishte ndodhur kur viktima ka dalë nga kafeneja. Pas tij ka dalë edhe i dyshuari me revole në dorë dhe pas disa sekondash janë dëgjuar disa të shtëna. Pas një kohe viktima është kthyer në lokal dhe është rrëzuar në dysheme. I njëjti është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se kishte ndërruar jetë”, ka sqaruar zëdhënësi rajonal i policisë, Agim Gashi.

Sipas tij, janë duke u marrë të gjitha veprimet e duhura për kapjen e kryesit të kësaj vepre dhe personave të tjerë, të cilët kanë qenë së bashku dhe të cilët janë në arrati. Identiteti i të dyshuarve është i njohur për policinë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›