Turqia ka vrarë 160 kryengritës kurdë

Nga Express më 30 gusht 2011 në ora 16:30
Forcat e armatosura të Turqisë thonë se rreth 160 guerilë kurdë janë vrarë gjatë këtij muaji në Irak.
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke tha se nga sulmet ajrore të ushtrisë, po ashtu janë plagosur mbi 100 militantë të Partisë Punëtore të Kurdisatnit.
Sulmet – të parat në shumë vjet kundër PPK-së – kanë ndodhur pas sulmeve të kësaj të fundit në Turqi, të cilat muajin e kaluar vranë mbi 40 pjesëtarë të forcave të sigurisë.
Partia Punëtore e Kurdistanit në vitin 1984 ka nisur një betejë guerile, për më shumë autonomi në Turqi.