E Diel, 1 Nëntor 2026

Rihapet Premier Liga, derbi ndez Serinë A



Leonard Karaj

Humbet çelsi, fiton Mançesteri në Angli, ndërsa Bajerni vë veton në Bundesligën gjermane. Në Itali pritet derbi Lazio-Roma.
Me humbjen e çelsit dhe fitimin e Mançester Junajtid është rihapur përsëri gara për fitimin e Premier Ligës. “Djajtë e kuq” kanë fituar sfidën e djeshme me rezultatin 0-1 kundër Mançester Sitit. Goli me kokë i Paul Skols në minutën e 93-të i ka dhënë “djajve të kuq” fitoren e derbit të cilësuar më i rëndësishmi i të gjitha kohërave për ekipin e Mançinit. Nga ana tjetër çesli i Karlo Ançelotit ka humbur në derbin me Totenhemin duke i bërë kështu një dhuratë Junajtid. Në Itali, pas fitores së Interit pritet me shumë interes derbi i mbrëmjes së sotme, Lazio-Roma. Një ndalesë e romanëve do të linte në vend të parë zikaltërit. Pore dhe një humbje e lacialëve do të komprometonte shumë renditjen në fund të tabelës për ekipin e Edi Rejas. Ndërsa Milani do të ketë përballë Sampdoria, një prej ekipet më në formë për momentin. Në Gjermani Bajerni ka fituar me një goleadë 7-0 ndaj Hanoverit të Altin Lalës. Kapiteni i KOmbëatres shqiptare nuk ishte as në stol për këtë ndeshje. Ndërsa Shalke fitoi 3-1 kundër Borusia Mynshengladbah. Këtë herë “Bluve” të Gelzenkirshes i ka ardhur në ndihmë kroati me pasaportë zvicerane, Ivan Rakitiç i cili shënoi dy gola. Fitore të rëndësishme kanë sigluar në Francë Marseja (vetëm në sekondat e fundit të lojës me një penallti) dhe Okseri i cili shkatërroi Lorientin (4-1). Ndërsa në Spanjë, Barcelona ka barazuar në derbi me Espanjolin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›