E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshime në grupin parlamentar të PD-së



Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka pësuar disa ndryshime në strukturën e tij drejtuese. Në mbledhjen e tij të fundit është zyrtarizuar deputeti Edi Paloka si numri dy i grupit parlamentar. Kështu, Paloka do të jenë nënkryetari i ri i grupit të PD-së. Ai zëvendësoi deputetin Ilir Bano, i cili për legjislaturën 2005-2009 ka qenë nënkryetari i grupit. Në mbledhjen e fundit u vendos njëkohësisht që sekretar i grupit parlamentar të jetë deputeti Eduard Halimi. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë deputetin Gazmend Oketa. Një tjetër ndryshim në përbërjen drejtuese të grupit të PD-së është edhe zëdhënësi i tij. Kjo detyrë iu ngarkua deputetit Gent Strazimirit. Tashmë prej dy mandatesh, grupi parlamentar drejtohet nga Astrit Patozi, i cili është njëherësh nënkryetar i Partisë Demokratike. Sipas statusit të PD-së, një nga nënkryetarët e partisë është automatikisht kryetar i grupit parlamentar. Në bazë të nenit 49 të statutit të PD-së, grupi parlamentar përfaqëson në Parlament PDSH-në dhe siguron aty mbrojtjen e platformës, programit dhe interesave të partisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›